Roura: Reali se meritoj kështu

Trajneri aktual i Barcelonës, Jordi Roura tha pas ndeshjes me Real Madridin se Barcelona do të shikoj përpara dhe nuk do të ndalet në këtë ndeshje. Roura tha se rezultati i ndeshjes nuk ishte i drejtë dhe se Reali nuk ka qenë aq superiorë ndaj tyre.
"Dua së pari ti falënderoj tifozët fantastikë tanë që na përkrahën gjatë gjithë ndeshjes. Reali ishte aq efikas ne sulmet e tyre por se nuk ishin superiorë ndaj nesh për të fituar me këtë rezultat. Ne do të jemi ndryshe me Milanin dhe se do të shikojmë vetëm përpara. Nuk bën gjërat të dramatizohen sepse kemi një ndeshje tjetër të shtunën" deklaroj Roura./Indeksonline/