Berisha - Akharbach: Kosova, stabilitet në rajon
Kryeministri Sali Berisha priti dje Sekretaren e Shtetit për Punët e Jashtme dhe Bashkëpunimin Ndërkombëtar të Mbretërisë së Marokut, znj. Latifa Akharbach.
Në takim u diskutua për bashkëpunimin e Shqipërisë dhe Marokut në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare shumëpalëshe, përfshirë në kuadër të Bashkimit për Mesdheun dhe Dialogut Mesdhetar të NATO-s, Konferencës Islamike dhe Organizatës së Frankofonisë. Kryeministri Berisha foli ndër të tjera për situatën në rajon dhe progresin e stabilitetit dhe paqes në Ballkan, ku Kosova luan një rol të veçantë në këtë kuadër. Nga ana e saj, Sekretarja e Shtetit, znj. Akharbach, vlerësoi rolin e Shqipërisë si faktor stabiliteti në rajon. Znj. Akharbach i përcolli përshëndetjet e përzemërta të Mbretit Muhamed VI dhe Kryeministrit Abbas El Fassi.