E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha - Allen Ndihme sociale per femijet

Kryeministri Sali Berisha priti dje drejtorin Rajonal te UNICEF-it z. Steven Allen. Gjate takimit Kryeministri Berisha shprehu vleresimin maksimal per rolin e UNICEF-it ne Shqiperi ne mbeshtetje te programeve per mbrojtjen e te drejtave te femijeve. Z. Berisha pohoi se UNICEF do te vazhdoje te jete nje partner i rendesishem edhe ne te ardhmen duke theksuar disa nga fushat paresore per bashkepunim si mbeshtetje per ngritjen e kapaciteteve te institucioneve per formulimin dhe zbatimin e politikave sociale si edhe permiresimin e metejshem te sistemit te mbrojtjes sociale rritja e cilesise se kujdesit shendetesor tek femijet dhe nenat mbeshtetje per arsimin duke rritur nivelin e pjesemarrjes ne arsimin baze dhe te mesem si edhe duke minimizuar largimet nga shkolla te femijeve. Kryeministri kerkoi gjithashtu asistencen e UNICEF-it per programet ne mbeshtetje te femijeve rome. Gjate bashkebisedimitKryeministri Berisha e njohu perfaqesuesin e UNICEF-itme reformat qe po ndermerren ne dixhitalizimin e regjistrit te familjeve qe perfitojne ndihme ekonomike ku nje vemendje e vecante do ti kushtohet ndihmes sociale per femijet. Nderkohe z. Allen duke vleresuar bashkepunimin e deritanishem me institucionet shqiptare theksoi se fushat e permendura jane thelbesore si edhe shprehu bindjen se mbeshtetja financiare e UNICEF-it do te vazhdoje te jete e rendesishme per Shqiperine. Duke pergezuar qeverine shqiptare per vemendjen e madhe dhe reformat qe ka ndermarre ne mbrojtje te te drejtave te femijeve z. Allen konfirmoi se ketoceshtje do te jene ne fokusin e programit te ardhshem pesevjecar qe do te miratohet ne qershor nga bordi drejtues i UNICEF-it. Drejtori Rajonal i UNICEF-it z. Steven Allen u prit dje edhe nga Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›