Listat kreu i Gjendjes Civile Pergjegjesi e Rames
Drejtori i Pergjithshem i Gjendjes Civile Armand Teliti hodhi dje poshte akuzat e bera nga kreu i PS-se Edi Rama ne lidhje me manipulimet ne listat e zgjedhesve. Cdo parti i ka marre listat elektronikisht. Rama eshte pergjegjes per listat e Tiranes. Lista perfundimtare e zgjedhesve eshte nje dokument i konsoliduar - tha Teliti. Ai u shpreh se listat korrigjohen ne nivel lokal pra nga bashkite ose nga komunat edhe ne rast se ne to behen ndryshime apo korrigjime. Listat e zgjedhesve nuk prodhohen ne nivel qendror nuk perditesohen ne nivel qendror dhe nuk pastrohen ne nivel qendror. Ato behen ne nivel vendor dhe ne rastin e Tiranes kryetari i bashkise Edi Rama eshte pergjegjes per kete ceshtje - deklaroi Teliti. Ai beri te ditur se Gjendja Civile eshte pergjigjur per cdo kerkese te mberritur nga partite qe jane te interesuara per listat zgjedhore. Cdo parti qe ka paraqitur pretendime per te pasur listen nga Drejtoria e Gjendjes Civile e ka pasur ate ne forme elektronike - tha ai duke i quajtur ne kete menyre te pabaza akuzat e opozites. Partia Socialiste ka kerkuar kopjen e bazes se te dhenave te sistemit elektronik te RKGJC-se ne formatin MS-ACCESS me shkresen nr. 39 prot. date 23.2.2011. Drejtoria e Pergjithshme e Gjendjes Civile i ka vene ne dispozicion listen paraprake te zgjedhesve ne shkalle vendi ne formatin elektronik te kerkuar ne daten 3. 3.2011 me shkrese 952/1. PS ka kerkuar kopjen e perditesuar te listes paraprake te zgjedhesve ne forme elektronike MS-ACCESS me shkresen nr. 58 prot. date 11.3.2011. Drejtoria e Pergjithshme e Gjendjes Civile i eshte pergjigjur me shkresen 1185/1 date 17.3.2011 ku konfirmon venien ne dispozicion te listes paraprake sipas kerkeses se saj. Drejtoria e Pergjithshme e Gjendjes Civile ju ben me dije se ne baze te nenit 57 te Kodit Zgjedhor eshte e detyruar te vere ne dispozicion te subjekteve zgjedhore listat paraprake dhe perfundimtare. Sqarojme se Kodi Zgjedhor nuk e njeh konceptin e listes paraprake te perditesuar por vetem listen paraprake dhe listen perfundimtare - u shpreh z. Teliti.