E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto ne Gjermani forcim dimensionit parlamentar

Ne kuader te pjesemarrjes ne konferencen Dita Ekonomike e Shqiperise qe u zhvillua ne Mynih te Gjermanise me 22 mars 2011 zv.kryeministri dhe ministri i Puneve te Jashtme z. Edmond Haxhinasto pati takime edhe me perfaqesues te Parlamentit dhe qeverise se Landit te Bavarise. Ne takimin me Kryetaren e Parlamentit te Landit te Bavarise znj. Barbara Stamm u diskutua per bashkepunimin midis Landit te Bavarise dhe Shqiperise ne fushat e ekonomise turizmit arsimit etj. Bashkebiseduesit theksuan rendesine e forcimit te dimensionit parlamentar te bashkepunimit dhe nenvizuan se shkembimi i vizitave te grupeve parlamentare do te forconte me tej marredheniet dhe bashkepunimin midis dy vendeve. Bashkebiseduesit nenvizuan gjithashtu si fushe te rendesishme bashkepunimi ate te arsimit gje e cila do te arrihej nepermjet nenshkrimit te nje marreveshjeje dypaleshe. Gjate takimit me ministren e Shtetit per Ceshtjet Federale dhe Evropiane ne Kancelarine e Bavarise znj. Emilia Muumlller ministri Haxhinasto falenderoi bashkebiseduesen per ndihmen qe Gjermania i ka dhene dhe vazhdon ti jape vendit tone ne te gjitha fushat. Ne kete kontekst z. Haxhinasto vuri ne dukje gatishmerine e Shqiperise per te cuar perpara procesin e integrimit evropian per vazhdimin e politikes se fqinjesise se mire si dhe per perfshirjen e Kosoves ne politikat integruese rajonale e me gjere. Nga ana e tyre znj. Muumlller dhe znj. Stamm vleresuan perparimin e Shqiperise ne vitet e fundit duke theksuar zhvillimin ekonomik dhe politiken e jashtme. Perfaqesuesit bavareze shprehen gatishmerine e tyre per te rritur dhe zgjeruar bashkepunimin mes Bavarise dhe Shqiperise. Gjate qendrimit ne Mynih zv.kryeministri dhe ministri i Puneve te Jashtme z. Edmond Haxhinasto beri nje vizite ne Universitetin Ludwig Maximilian te Mynihut ku pati nje bisede me studentet e gjuhes shqipe prane Departamentit te Shkencave Historike dhe Indogjermane perfshi edhe Albanologjine. Ne kete takim u diskutua per nxitjen e bashkepunimit midis ketij institucioni te albanologjise dhe atyre homologe shqiptare. Zv.kryeministri dhe ministri i Jashtem z. Haxhinasto pasi vleresoi punen e ketij institucioni ne fushen e albanologjise theksoi rendesine qe qeveria shqiptare u kushton studimeve ne kete fushe. Ai garantoi mbeshtetjen e metejshme te qeverise shqiptare per vazhdimesine e ketij bashkepunimi ne te ardhmen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›