E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta Basha kandidat i denje per Bashkine e Tiranes

Lulzim Basha eshte kandidati i denje per Bashkine e Tiranes jo vetem per Partine Demokratike por edhe per Levizjen Socialiste per Integrim aleate ne qeverisjen qendrore te vendit qe prej 2009-s. Kreu i LSI-se Ilir Meta beson fort ne aftesite dhe pozitivitetin qe Basha percjell jo vetem per forcen e tij politike por ne radhe te pare per interesat e qytetareve te Tiranes. Sipas tij Basha eshte nje kandidat pavaresisht formaliteteve te regjistrimit. Ne vleresimin e Metes Basha do te ndihmoje Bashkine e Tiranes ti kthehet punes. Tashme zoti Basha eshte kandidat i te gjithe koalicionit Aleanca per qytetarin pavaresisht nga formalitetet dhe ne kete drejtim une dua te shpreh vleresimin me pozitiv per kete kandidat i cili rrezaton shume me gjere sesa thjesht forca politike qe e ka propozuar dhe une jam i bindur se me eksperiencen e tij me energjite e tij me pozitivitetin e tij me qytetarine e tij do te ndihmoje bashkine qe te kthehet ne drejtimin e duhur dhe ti kthehet punes. Lidhur me marreveshjen ajo pothuajse eshte e perfunduar - deklaroi z. Ilir Meta. Kreu i LSI-se beri dje thirrje qe cdo incidenti qe perpiqet te shkaktoje opozita gjate fushates elektorale duhet ti jepet nje pergjigje me qetesi pasi ato vijne ne kohe deshperimi te humbesve. Pas 8 majit Meta vuri ne dukje se politika ka mundesi te plotesoje 12 rekomandimet e Komisionit Evropian madje sipas kreut te LSI-se disa prej tyre nuk duhej te kishin mbetur peng i debatit politik si zgjedhja e Avokatit te Popullit apo Gjykata Administrative. Lidhur me hetimin nga prokuroria te video-pergjimit te tij me Dritan Priftin Meta akuzoi prokurorine per veprime te paligjshme. I qete qe sipas tij video-pergjimi eshte vertetuar si trukim Meta tha se me prokurorine nuk ka me pune ai por avokatet e tij. Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta akuzoi kryeprokuroren Ina Rama se ka genjyer Parlamentin lidhur me ekspertizen e video-pergjimit Meta-Prifti duke vertetuar keshtu se kryeprokurorja Rama eshte e njeanshme ne kete hetim. Kreu i LSI-se beri me dije se prokuroria ne informacionet e derguara ne Parlament ka manipuluar gjithcka qe lidhet me video-pergjimin pasi sikunder tha ai manipulimin e video-pergjimit e vertetoi edhe ekspertiza ligjore e laboratoreve me te mire. Meta beri me dije se do te jene avokatet e tij Petrit Serjani e Gezim Veleshnja qe do te hetojne veprimet e paligjshme te prokurorise. Kreu i LSI-se nenvizoi se kryeprokurorja Ina Rama e ka perfshire prokurorine ne nje fushate elektorale pro Partise Socialiste.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›