Berisha - Battistelli Patentat e regjistruara garanci per investime
Patentat dhe markat e regjistruara dhe te mbrojtura perbejne nje nxitje dhe garanci per sipermarresit vendas edhe ne terheqjen e investitoreve dhe sipermarresve te huaj. Kryeministri Sali Berisha priti dje nje delegacion nga Zyra Evropiane e Patentave te kryesuar nga presidenti i saj Benoit Battistelli. Ky i fundit e konsideroi te rendesishme hyrjen e Shqiperise ne kete organizem duke shprehur besimin se duke punuar se bashku do te prezantojme standardet evropiane te pronesise industriale dhe intelektuale edhe ne Shqiperi. Zoti Battistelli tha se Shqiperia si anetarja me e re e ketij organizmi do te kete rolin e saj ne strukturat e Zyres Evropiane te Patentave. Kryeministri Berisha e falenderoi z. Battistelli per kete vizite dhe e siguroi se per qeverine shqiptare problemi i pronesise industriale dhe intelektuale eshte shume i rendesishem. Ne kete drejtim prezantimi i standardeve evropiane dhe forcimi i kapaciteteve te zyres shqiptare perben nje aspekt te rendesishem te zhvillimit.
Kryeministri shprehu besimin se perfitimet e anetaresimit ne kete organizem evropian jane te shumanshme. Kryeministri theksoi se qeveria do te mbeshtese pa rezerva e me prioritet zhvillimin e kesaj zyre dhe realizimin e objektivave te saj si dhe bashkepunimin e zyres shqiptare me Zyren Evropiane te Patentave ne drejtim te formimit te eksperteve publike e private te zhvillimit te kapaciteteve teknike dhe prezantimit te standardeve evropiane ne modernizimin e funksionimit te saj. Qeveria shqiptare - tha Kryeministri - eshte e ndergjegjshme per perfitimet qe rrjedhin nga anetaresimi ne kete organizem dhe nga mbeshtetja e zhvillimi i pronesise industriale.