E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Rekord rritja ekonomike trefishuam investimet

Revolucion industrial e fiskal Berisha Rritja ekonomike serish ne krye te listes. Shqiperia progres ekonomik ulem papunesine

Kryeministri Sali Berisha iu referua dje tri raporteve nderkombetare per rritjen ekonomike te Shqiperise e cila brenda pak viteve eshte bere nje nga vendet me terheqese per investimet e huaja. Berisha pohoi se Shqiperia eshte ne krye te renditjes per rritjen e ekonomike dhe per terheqjen e investitoreve te huaj. Ne mbledhjen e djeshme te qeverise duke marre si reference te dhenat me te fundit te publikuara ne raportin e Komisionit Evropian si dhe ai i Organizates se Kombeve te Bashkuara Kryeministri tha se Shqiperia tashme renditet ne vendet me penetrimin me te larte ne rajon sa i perket krijimit te klimes se favorshme per investitoret e huaj 20 vjet pas ndalimit te kapitalit te huaj me Kushtetute ne Shqiperi.

Rritja e ekonomike e perkthyer ne tregues financiare per shefin e qeverise mbeshtetet ne keto raporte ne dy shtylla kryesore revolucioni industrial dhe ai fiskal.
Renditja e Shqiperise ne pozicionin e katert per penetrim me te larte te sipermarrjeve te huaja deshmon per progresin e jashtezakonshem qe vendi ka bere ne krijimin e klimes se favorshme per investimet e huaja. Qeveria ka realizuar nje nga objektivat me madhore duke vendosur nje nga mekanizmat me te mire ne shnderrimin e Shqiperise ne nje vend te zhvilluar - deklaroi z. Berisha. Raport tjeter shume i rendesishem eshte ai i Komisionit Evropian per te gjitha vendet e rajonit. Ne kete raport theksohet se ne Shqiperi ne tremujorin e trete te vitit 2010 rritja ekonomike ishte rreth 4.9. Shqiperia vleresohet si vendi qe ndjeu me pak krizen financiare boterore. Shqiperia mbylli 2010 me deficitin buxhetor me te uletin ne Evrope dhe bote. Inflacioni thuhet ne raport eshte plotesisht i kontrolluar ndersa papunesia ka tendence per ulje - theksoi z. Berisha. Sipas tij Shkak kryesor i rritjes ekonomike thote raporti eshte zhvillimi industrial nje mekanizem me ane te te cilit ne parashikojme ta shnderrojme Shqiperine brenda 2017-s ne nje vend te zhvilluar. Ne te gjitha keto vleresime verehet fakti se ne Shqiperi rritja i detyrohet kerkeses se brendshme si faktor kryesor. Kjo - shtoi Berisha - eshte nje nga lajmet me pozitive dhe me te rendesishme. Shqiperia rezulton ne krye. Berisha permendi se raporti i OKB-se nga ana tjeter vlereson se papunesia ne rajon eshte rritur ne menyre te ndjeshme me perjashtim te Shqiperise.
Ka nje raport tjeter - tha Kryeministri - te Bankes per Rindertim dhe Zhvillim ku thuhet se rritja me e madhe per vitin e kaluar ishte ne Shqiperi kur prodhimi industrial u rrit fuqishem pra revolucioni industrial krahas atij fiskal jane te vetmet revolucione te pandalshme ne kete vend. Edhe ky konstatim eshte jashtezakonisht premtues. Por edhe per vitin 2011 parashikimi e vendos Shqiperine ne krye te rritjes ekonomike - u shpreh z. Sali Berisha. Gjate mbledhjes se djeshme te qeverise z. Berisha permendi se ne vitin 2006 nga 141 vende ajo renditej e 80-a ndersa ne 2009-n eshte ngjitur me 55 vende duke u renditur ne vendin e 25-te. Krahasimi me shifra eshte gati trefishim i investimeve te huaja.
Ne 2006-n investimet e huaja ishin 258 milione euro ne vitin 2009 mbi 700 milione euro. Deshmi e nje ekonomie teresisht te hapur dhe e krijimit te klimes se favorshme per biznesin - deklaroi Berisha.
Kryeministri Berisha shtoi se vec te tjerash ne keta tregues kane ndikuar taksat e uleta gje qe theksohet edhe ne nje raport te Komisionit Evropian te cilin ai e citoi per te treguar se Shqiperia ishte nje nga vendet me pak te prekura nga kriza ekonomike boterore ne vitin 2010.
Kryeministri vuri ne dukje se zhvillimi industrial eshte mekanizmi mbi te cilin qeveria shqiptare synon te bazohet per te arritur objektivin e saj qe ne vitin 2017 Shqiperia te klasifikohet si vend i zhvilluar.
Per te nxitur kete zhvillim qeveria miratoi shpalljen park industrial te 16 hektareve ne Rrashbull nje zone prane Portit te Durresit. Nderkohe qe Kryeministri Berisha tha se krahas krijimit te kushteve te favorshme per investimet dhe zhvillimin ekonomik ekzekutivi do te mbeshtese edhe institucionet kulturore ne vend duke nisur nga ngritja e teatrit te komedise dhe kthimin e cirkut ne nje institucion kombetar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›