E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha : ' Për momentin presidenti s'mund të zgjidhet nga populli'

 

Ndryshimet në kushtetutë kanë qenë tema e diskutimit në mbledhjen e sotshme të Partisë Demokratike . Në pëfundim të saj kryeministri Sali Berisha tha para mediave se anëtarët e kësaj partie kanë ndryshuar qëndrim në lidhje me zgjedhjen e presidentit nga populli. Kryeministri pohoi se duhen 94 vota për të bërë këto ndryshime. "Në rast se bëhen 94 vota në mënyra absolute jam i pari që do të votoj nga populli por neni i krizës së 84 votave të cilin nuk e ka Gjermania nuk e ka Italia, nuk e ka Çekia, nuk e kanë shumica e vendeve të botës e kemi ne dhe vetë, një vend tjetër ."-tha ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›