Kryeprokurori i Hagës viziton Beogradin
Kryeprokurori i ri i Gjykatës për Krime Lufte në Hagë po zhvillon vizitën e tij të parë në Serbi për të vlerësuar bashkëpunimin e vendit me gjykatën e OKB-së. Serge Bramerc arriti sot në Beograd për bisedime me presidentin serb Boris Tadiç dhe zyrtarë të tjerë. Bashkimi Evropian nuk i ka ofruar ende Serbisë lidhje më të ngushta deri sa kjo e fundit të rrisë bashkëpunimin me gjykatën.
Vizita e zotit Bramerc vjen në një kohë kur marrëdhëniet mes Serbisë dhe Hagës janë shumë të dobëta.
Serbët janë të zemëruar se gjykata tërhoqi para dy javësh akuzat ndaj ish kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj. Ai ishte akuzuar për përfshirje në vrasjen, persekutimin, përdhunimin dhe dëbimin e Serbëve nga zonat kosovare nën kontrollin e tij në vitin 1998.(VOA)