Berisha- DElia Faleminderit per inkurajimin e investimeve italiane ne Shqiperi
Pasi falënderoi ambasadorin D’Elia për mbështetjen e jashtëzakonshme që Italia i ka dhënë Shqipërisë ndër vite, Kryeministri Berisha vlerësoi maksimalisht kontributin personal të ambasadorit në çuarjen e marrëdhënieve dypalëshe në nivelet më të larta historike.
Kryeministri çmoi, gjithashtu, dedikimin personal të ambasadorit D’Elia për miqësinë dhe afeksionin e tij për popullin shqiptar, si një shtysë e fortë për këtë kontribut. Kryeministri Berisha u shpreh se 4 vjeçari i mandatit të ambasadorit D’Elia në Tiranë shënon një progres të jashtëzakonshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve si në planin kulturor, ku pranvera italiane në Shqipëri shënoi kulmin e këtyre marrëdhënieve, ashtu edhe në planin ekonomik.
Kryeministri Berisha e falënderoi ambasadorin D’Elia për inkurajimin e investimeve në Shqipëri, të cilat gjatë këtij 4 vjeçari arritën në 4 miliardë euro. Kryeministri vlerësoi, gjithashtu, rolin dhe qëndrimin e ambasadorit gjatë këtyre viteve, një qëndrim që ka dëshmuar respekt ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe dedikim maksimal për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.
Nga ana e tij Ambasadori Saba D’Elia e falënderoi Kryeministrin për vlerësimin, si dhe për disponibilitetin dhe bashkëpunimin gjatë misionit të tij në Tiranë. Ai çmoi kontributin personal të Kryeministrit për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, si dhe vlerësoi lart punën e tij dhe të qeverisë së drejtuar prej tij në transformimin dhe modernizimin e vendit. Ambasadori D’Elia i çmoi si të shkëlqyera marrëdhëniet politike, ekonomike e kulturore mes dy vendeve, ku nënshkrimi i dokumentit të partneritetit strategjik, aktivitetet intensive kulturore, bashkëpunimi ekonomik dhe investimet janë treguesi më i mirë për nivelin e këtyre marrëdhënieve.
Gjithashtu, zoti D’Elia e siguroi Kryeministrin se Shqipëria do të gëzojë gjithmonë mbështetjen e Italisë, në mënyrë të veçantë në procesin e integrimit evropian.
Në takim u diskutua edhe për zhvillimet e krizës ekonomike në Evropë. Ambasadori D’Elia e informoi Kryeministrin për hapat që qeveria e re italiane e drejtuar nga Kryeministri Monti po ndërmerr për përballimin e situatës aktuale. Kryeministri Berisha u shpreh i sigurt që Italia do të kapërcejë këtë situatë me sukses falë resurseve dhe angazhimit politik dhe të qytetarëve të saj.
Duke e uruar zotin D’Elia në detyrat e reja që e presin, Kryeministri Berisha shtroi edhe një dreke për nder të tij, ku merrnin pjesë edhe një numër ambasadorësh të akredituar në vendin tonë.