E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishja e Piramides Gjykata Kushtetuese rrezon kerkesen e PS-se

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Partisë Socialiste për pezullimin e zbatimit të ligjit “Për rregullat dhe procedurat e ndërtimit të Kompleksit të ri parlamentar të Kuvendit të Shqipërisë” .

Socialistët kërkuan shpalljen si të papajtueshëm me Kushtetutën ligjin për Kompleksin Parlamentar dhe pezullimin e zbatimit të tij deri në përfundim të shqyrtimit të kërkesës nga Gjykata Kushtetuese.

Përkundrejt kësaj pike të fundit, Gjykata vendosi:

1. Shpalljen si të papajtueshëm me Kushtetutën të neneve 3, 5, 6, 8 të ligjit nr.10449, datë 14.07.2011 “Për rregullat dhe procedurat e ndërtimit të kompleksit të ri parlamentar të Kuvendit të Shqipërisë;” dhe

2. Pezullimin e zbatimit të këtij ligji deri në përfundim të shqyrtimit të kërkesës nga Gjykata Kushtetuese.

Lidhur me pikën 1 të objektit të kërkesës, Gjykata Kushtetuese është tërhequr për t’u shprehur më vonë me një vendim përfundimtar të arsyetuar.

ndërsa lidhur me pikën 2 të objektit të kërkesës, Gjykata Kushtetuese vendosi rrëzimin e kërkesës për pezullimin e zbatimit të ligjit, pasi nuk plotësohen kushtet e parashikuara nga neni 45 i ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›