Topi: Çështjet teknike na ndajnë nga BE-ja
Vizat dhe statusi, Topi: Jemi në rrugë të mbarë
“BE, jo më trajtim të diferencuar”
Çështjet teknike, që kanë të bëjnë me vendet brenda vetë BE-së, janë arsyet që po i mbajnë larg shqiptarët nga heqja e vizave dhe shqyrtimi i statusit të vendit kandidat për në BE. Presidenti i Republikës, Bamir Topi, është i qartë kur pohon se Shqipëria është në rrugën e mbarë drejt integrimit të plotë evropian, pasi ajo ka bërë progres në drejtim të reformave integruese. Kreu i shtetit shpreson se BE-ja nuk do të bëjë trajtim të diferencuar për liberalizimin e vizave me Shqipërinë, por edhe se do t’i japë asaj shumë shpejt mundësinë e shqyrtimit si kandidate për anëtarësimin në BE. Gjatë një interviste dhënë për gazetën sllovene “Dnevnik”, z. Topi është ndalur gjatë në zhvillimet e fundit në vendin tonë dhe marrëdhëniet me fqinjët. Ai u ndal gjatë tek anëtarësimi i vendit në BE. “Nuk ka çështje politike dhe as mosbesim nga shtetet e Bashkimit Evropian për të shqyrtuar kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim në BE. Janë vetëm çështje teknike, që lidhen me situatat e formatimit të strukturave që dalin nga zgjedhjet parlamentare të disa vendeve evropiane, siç është rasti i Gjermanisë”, – u shpreh z. Topi. Presidenti shton më tej se “ne praktikisht jemi në një rrugë të mbarë dhe kemi detyra për të realizuar”. Topi pohoi se mirëpret vërejtjet e BE-së për një sërë çështjesh, siç janë kërkesat për rritjen e kohezionit politik, vazhdimin e reformave në fusha të ndryshme dhe mes tyre kërkesën themelore, atë për thellimin e luftës kundër korrupsionit. “Ka përparim të ndjeshëm, por ende ka për të bërë”, - vë në dukje Presidenti Topi në këtë intervistë, ndërsa thekson se kërkohet një reformim i plotë i sistemit gjyqësor. Sipas tij, është i nevojshëm konsolidimi i institucioneve specifike që merren me luftën kundër krimit të organizuar dhe kundër krimit të pastrimit të parave. Presidenti i vendit shprehet optimist për çështjen e liberalizimit të vizave. “Shpresojmë që të ketë një qëndrim të unifikuar të BE-së për të gjitha vendet e Ballkanit, sepse deri tani ka pasur trajtim të diferencuar. Shpresojmë që Bashkimi Evropian do ta marrë në konsideratë, që janë vende që kanë shumë ngjashmëri në trajtimin e problemeve”, – thekson z. Topi. Ai foli mbi dëshirën që pohoi se kanë shumë shqiptarë për bashkim të dy vendeve, kur tha se “ne vërtet jemi shumë të ndjeshëm, sepse pjesa dërrmuese e popullsisë janë shqiptarë në Kosovë”. Por Topi renditi argumente, që sipas tij, bëjnë që përpjekja për ribashkim të Kosovës me Shqipërinë, të jetë “një hap prapa”. Sipas tij, Shqipëria, Serbia dhe Kosova janë shtete sovrane që duhet të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën për klimë bashkëpunimi, për një tjetër situatë në rajon dhe për integrim në familjen euroatlantike”. Kreu i shtetit vuri në dukje se “Shqipëria sot, ndryshe nga vite më parë, ka një rol të qartë interlokutor në Ballkan”. Ky, - vijoi Topi, - është një rol që njihet edhe nga partnerët ndërkombëtarë për të forcuar dialogun politik me të gjitha shtetet e rajonit. “Nga ky lloj dialogu nuk përjashtohet as Serbia. Pra parimet janë të qarta: të funksionimit të marrëdhënieve të fqinjësisë dhe të bashkëpunimit sipas interesave të dy vendeve”, - theksoi Bamir Topi. Për kreun e shtetit, Kosova ka qenë dhe mbetet një çështje sensitive në Ballkan. “Tjetër është këndvështrimi që ka pasur dhe ka Shqipëria për Kosovën dhe tjetër këndvështrim ka pasur dhe ka Serbia. Ende një Serbi ku mbizotëron një frymë, e cila e konsideron Kosovën thjesht si pjesë të Serbisë së Madhe. Shqipëria e konsideron Kosovën një shtet multietnik, me të drejta si çdo vend tjetër që ka shtetin, Kushtetutën dhe kufijtë e vet administrativë. Shqipëria ka të njëjtin këndvështrim si pjesa dërrmuese e vendeve më të rëndësishme të Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Serbia bën shumë retorikë nacionaliste lidhur me Kosovën. Ne e shohim të ardhmen e Shqipërisë dhe Kosovës në familjen evropiane, ndërsa politika serbe më rezulton të ketë një objeksion të tillë lidhur me Kosovën. Ata mendojnë thjesht që Kosova duhet të jetë pjesë e Serbisë”, - deklaroi Presidenti i Shqipërisë për gazetën sllovene. I pyetur për idenë e bashkimit të Shqipërisë me Kosovën, z. Topi dha këtë përgjigje për gazetën sllovene: “Ka dëshira, ka aspirata. E rëndësishme është që të gjykoni politikën e institucioneve shtetërore. Politika e institucioneve të Shqipërisë dhe politika e institucioneve të Kosovës respekton në mënyrë reciproke sovranitetin e vendeve respektive. Ne vërtet jemi shumë të ndjeshëm, sepse pjesa dërrmuese e popullsisë janë shqiptarë në Kosovë. Kjo vetëm do të ndihmojë në forcimin e raporteve të bashkëpunimit midis dy vendeve dhe këto dy vende do të bashkohen në Bruksel. Aty do të bashkohen të gjitha vendet e Ballkanit. Dhe është një referencë shumë e qartë. Çdo gjë tjetër është hap prapa. Është kthim në konflikte, në tensione ndëretnike”.
LSI në fushatë, Meta prezanton Thumain në Tiranë
Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, prezantoi dje përfaqësuesin e kësaj partie, z. Gjergj Thumai, si të zgjedhurin që përmbush kriteret për të qenë në këtë garë me kundërshtarët e kampit të djathtë. Sipas z. Meta, kandidati Thumai përmbush të gjitha kriteret për të qenë i përzgjedhur për këtë garë. “Ne s’do i lëmë votuesit e majtë pa alternativë, kandidati ynë është fitues dhe premtues, madje edhe për bashkinë e kryeqytetit, duke qenë premtues për problemet e këtij komuniteti”, - u shpreh Ilir Meta. LSI njoftoi pak ditë më parë daljen me kandidatë më vete në këto votime të pjesshme, për shkak të bojkotit të paralajmëruar të PS-së. Një vendim i tillë nuk cenon marrëveshjen bashkëqeverisëse, mes PD-së dhe LSI-së, e cila përfshin edhe koalicion për zgjedhjet lokale të vitit 2011. Të dielën e 15 nëntorit gara elektorale mes së majtës dhe të djathtës në zgjedhjet e pjesshme vendore do të zhvillohet për kryetarin e Komunës Otllak, kryetarin e Komunës Fierzë, kryetarin e Bashkisë Fushë-Arrëz, kryetarin e Bashkisë Klos dhe kryetarin e Minibashkisë nr. 10 Tiranë. Këto komuna, bashki dhe minibashki kanë ngelur pa drejtues pas përfshirjes në garën për deputet të kryetarëve të tyre.