Berisha: Me Likën, investimet do të 6-të fishohen

Kryeministri Sali Berisha prezantoi sot në Koplik kandidatin e koalicionit “Aleanca për Qytetarin” Ramadan Lika, ndërsa premtoi se bashkë me të, investimet do të 6-të fishohen.
Ndër premtimet e radhës, kryeministri vuri në dukje se Shqipëria mbetet një vend turistik ndërsa lëshoi thirrjen se të rinjtë nuk duhet të jenë të pavendosur për zgjedhjet e 8 majit.
“Malësia e Madhe ka qënë dhe mbetet në krye të mbështetjes së PD-së për ndryshimin e Malësisë të Shkodrës dhe të Shqipërisë. Kam ardhur sot për t`ju garantuar ju se këto katër vite që do të vijnë, me ju malësorët e kësaj malësie, me qytetarët e kësaj Bashkie, do ta shndërrojmë Malësinë në qytetin europian , në komunën europiane. Së bashku me qytetarët tuaj vendor do të financojmë për infrastrukturën më moderne të rrethit tuaj. Këto katër vite do të jenë vitet e Malësisë së Madhe. Ne do të ndërtojmë dhe rindërtojmë qindra kilometra rrugë, do të asfaltojmë çdo rrugë. Do të rindërtojë dhe rindërtojmë shkolla, parqe e lulishte” tha më tej Berisha.