Olldashi prezanton rrugen e re

Rruga dhe tuneli bashkë me të po përdoren si një kartë elektorale nga ana e mazhorancës veçanërisht për garën elektorale në qytetin e Elbasanit.
Ministri Olldashi se bashku me një fondacion, këshillin e qarkut, prefekturën dhe universitetin “Aleksandër Xhuvani”, zhvilluan një konferencë me temë zhvillimi qendrueshëm rajonal, Elbasani pas projektit të autostradës dhe tunelit.
Sipas Olldashit, investimet për rrugën me tunel Elbasan-Tiranë do të nisin në fund të këtij muaji dhe se kjo rrugë do të nxisë dhe zhvillojë ekonomikisht jo vetëm kryeqendrën e Shqipërisë së Mesme, por të gjithë rajonit të Shqipërisë juglindore.
Ky projekt, sipas ministrit, do të realizohet në një periudhë 18-24 mujore dhe do ta kthejë distancën midis Tiranës dhe Elbasanit në vetëm 15 minuta kohë.