E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: 8 maji, për të ndryshuar jetën tonë

Kryesocialisti Edi Rama ka zhvilluar takime në qytetin e Gjirokastrës ndërsa ka prezantuar kandidatin Flamur Bime, si të zgjedhurin i cili do vendosë dinjitetin e qytetit. Gjatë fjalës së tij, kryesocialisti në këtë dalje publike e ka vënë theksin në nivelin e lartë të varfërisë që hasin çdo ditë qytetarët, sikurse akuzoi kryeministrin Berisha si përgjegjës i kësaj situate të zymtë.
 

Ndërkaq nga qyteti i Gjirokastrës, Rama e vuri theksin tek përfaqësimi i “Aleancës për të Ardhmen” në këtë zonë me kandidatin Bime, ndërsa saktësoi se në 8 maj të gjithe qytetarët duhet të votojnë për të ndëshkuar qeverinë.
 

“Të gjithë qytetarët duhet të kuptojnë se në 8 maj vota është politike, sepse është një votë për të ndryshuar tërësisht politikën kombëtare mbi pasuritë e këtij vendi. 8 maji është dita që të gjithë së bashku të shkojmë në kutitë e votimit me vullnetin për të ndryshuar jetën tonë dhe jetën e çdo qytetari i cili në Shqipëri duhet të ndihet i lirë dhe i mbrojtur në të drejtën e tij”, tha Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›