Rama: “Rruga e Saliut, rrugë qorre”

Kryesocialisti Edi Rama ka zhvilluar takime në qytetin e Gjirokastrës ndërsa ka prezantuar kandidatin Flamur Bimen, si të zgjedhurin i cili do vendosë dinjitetin e qytetit. Gjatë fjalës së tij, kryesocialisti në këtë dalje publike e ka vënë theksin në nivelin e lartë të varfërisë që hasin çdo ditë qytetarët, sikurse akuzoi kryeministrin Berisha si përgjegjës i kësaj situate të zymtë.
Ndërkaq nga qyteti i Gjirokastrës, Rama e vuri theksin tek përfaqësimi i “Aleancës për të Ardhmen” në këtë zonë me kandidatin Bimen, ndërsa saktësoi se në 8 maj të gjithe qytetarët duhet të votojnë për të ndëshkuar qeverinë.
“Shqiptarët e ndjejnë përditë e më shumë se leku po i ikën nga xhepi si era dhe arsyeja pse Berisha nuk po i përgjigjet është se ai nuk po bën punën e kryeministrit, por punët e oborrit të tij” tha më tej Rama.