E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha- Menabde: Reforma në përputhje me OBSH

Kryeministri Berisha priti sot nëndrejtoreshën e zyrës rajonale të OBSH për Evropën, Nata Menabde. Berisha shprehu vendosmërinë për thellimin e reformave në shëndetësi, në përputhje me parimet e OBSH-së. 

TIRANE- Kryeministri Berisha priti sot në një takim, nëndrejtoreshën e zyrës rajonale të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Evropën, Nata Menabde.
Duke uruar Kryeministrin për fitoren e zgjedhjeve, nendrejtoresha e OBSH i vlerësoi ato si një hap të rëndësishëm për vazhdimin e reformave në vend dhe integrimin e tij në Bashkimin Evropian.

Ndërkaq kryeministri Berisha shprehu edhe një herë vendosmërinë për thellimin e reformave në shëndetësi, në përputhje këto dhe me parimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Zonja Menabde ka paraqitur kandidaturën për postin e drejtoreshës së zyrës rajonale të OBSH-s në zgjedhjet që do të zhvillohen në muajin shtator 2009. (e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›