KQZ shqyrton ankimimin e PDI-së për Fierin
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori në shqyrtim gjatë mbledhjes së sotme, shqyrtim e kërkesës ankimore të Partisë për Drejtësi dhe Integrim e cila kërkon shpalljen të pavleshme të zgjedhjeve në disa qendra votimi qarkut të Fierit.
TIRANË- KQZ ka pranuar sot përmes debatesh një kërkesë ankimore të PDI-së e cila kërkon pavlefshmërinë e rezultateve të votimit në katër qendra votimi të KZAZ-së nr 18 dhe 20 në Fier.
Bëhet fjalë për qendrat e votimit 3185, 3188, 3196, 3006. Shqyrtimi i kësaj kërkese ankimore do të bëhet ditën e hënë. Përfaqësuesit e PS-së thanë se miratimi i kërkesës ankimore është shkelje e hapur ligjore nga ana e KQZ-së pasi sipas tyre janë shkelur të gjitha afatet ligjore.
PS i referohet vendimit të KZAZ në fjalë që i përkasin datës 7 korrik dhe sipas tyre paraqitja e ankimimit më shumë se afati i parashikuar në ligj është shkelje dhe nuk duhet të miratohet.
Ndërkohë përfaqësuesit e maxhorancës në KQZ përfshi dhe kreun e ketij institucioni Arben Ristani, argumentuan se ankimimi është bërë brenda afateve ligjore, pasi tabela përfundimtare e rezultateve për Fierin është miratur në datën 13 korrik pas numërimit të dhjetë kutive.
(e.n/news24/BalkanWeb)