Mosarkëtimi i taksave, 10 mld lekë humbja në buxhet
Rënie e ndjeshme e të ardhurave në buxhetin e shtetit, kryesisht nga taksat si TVSH, tatim fitimi dhe akciza. Mosarkëtimi i tyre i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një deficit prej afro 10 miliardë lekësh.
TIRANE- Kriza ekonomike po shtrëngon gjithmonë e më shumë biznesin. Të dhënat e fundit të Ministrisë së Financave tregojnë për një rënie të ndjeshme të të ardhurave nga zërat kryesorë që tregojnë për ecurinë e sipërmarrjes private, si tatimi mbi fitimin, Tatimi mbi Vlerën e Shtuar dhe akciza. Kështu, deri në muajin qershor, nga tatimi mbi fitimin janë mbledhur 9,.1 miliardë lekë të ardhura, ose 1.5 miliardë lekë më pak se plani. Nga TVSH-ja janë siguruar gjatë pjesës së parë të këtij viti 52.1 miliardë lekë ose 3.1 miliardë lekë më pak se planifikimi, ndërsa nga akciza janë mbledhur 14.4 miliardë lekë me një rënie prej 5.4 miliardë lekë më pak se plani. Vetëm nga këta tre zëra, humbja në buxhet vlerësohet në rreth 10 miliardë lekë.
Rënia e të ardhurave, pasojë e krizës ekonomike botërore ka nisur që në fillim të vitit. Kjo ecuri është paralajmëruar vazhdimisht nga ekspertët e ekonomisë dhe institucionet financiare vendase dhe ndërkombëtare. Apeli i fundit ishte ai i pak ditëve më parë i guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, i cili i kërkoi qeverisë që të rishikonte shpenzimet në përputhje me të ardhurat faktike, të cilat do të ishin më të ulta nga sa ishin planifikuar. Rënia e të ardhurave në buxhet është tregues i drejtpërdrejtë i vështirësive që po kalon sipërmarrja vendase, veçanërisht në sektorë të tillë si eksportet, ndërtimi etj.
(a.r/news24/balkanweb)