E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkon në 5 numri i të akuzuarve të operacionit “Topografi”

17/07/2009  Mbjellja e kanabis sativas

Një i moshuar 78 vjeç së bashku me katër bashkëfshatarë të tij do të vendoset shumë shpejt para togave të zeza për të dëshmuar lidhur me drogën që është gjetur në parcelën e tij. M. C., 78 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Veroj të Niklës së Krujës, djali i tij Bedri C., 49 vjeç, do të hetohen në gjendje të lirë. Por policia gjatë operacionit “Topografi” ka vënë në shënjestër si dhe ka arrestuar dy ditë më pas për bimën narkotike të sekuestruar në fshatin Veroj shtetasit D. C., Sh.A. dhe C. C.. Sipas burimeve zyrtare të policisë së shtetit, këta persona kanë kultivuar vet apo kanë lënë persona të tjerë të mbjellin e të rrisin bimën narkotike të llojit canabis sativa në parcelat e tyre. Katër ditë më parë në Nikël janë asgjësuar 5100 rrënjë bimë e ndaluar, kurse një ditë më pas në parcelat e 78-vjeçarit janë gjetur edhe 488 bimë të tjera si dhe një sasi prej 1.396.6 gr cannabis sativa. Ky është një nga operacionet më të rralla që ka organizuar policia e mirëorganizuar dhe e mbështetur nga efektiva të shumtë nga Tirana, Kruja e Durrësi. Fillimisht ka rënë në hekurat e policisë shtetasi D.C dhe pas tij rrethi i të akuzuarve është zgjeruar po në fshatin Veraj ku u gjetën bimët narkotike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›