E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministrat e BE-së diskutojnë të hënën për Shqipërinë

Propozimi është bërë nga Ministria e Jashtme e Italisë, e cila nënvizon se “insistimi” bëhet për shkak të lidhjeve të forta midis dy vendeve, duke përmendur këtu shkëmbimet e mëdha tregtare.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Italisë, Maurizio Massari, deklaroi dje se Roma ishte e shqetësuar për ngjarjet e fundit në Shqipëri.“Duke parë me shqetësim ngjarjet e fundit Italia rinovon thirrjen për përmbajtje në të dy anët, duke i shërbyer dialogut të rregullt politik për të zgjidhur çështjet dhe duhet që Tirana, për të përmbushur objektivat BE, të cilat Italia është sponsori kryesor", tha ai dje.

Gjithashtu, në takimin e shefave të diplomacive evropiane do të diskutohet edhe për situatën në Tunizi, Bjellorusi, Sudan, etj. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-01-29 13:40
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›