E Shtunë, 31 Tetor 2026

PES: Të hetohet objektivisht demonstrata

PES i shpreh ngushëllimet familjeve të viktimave, teksa shtojnë se situata sociale në vend është karakterizuar nga tensioni dhe dhuna në rritje.

“Kuvendi i Shqipërisë miratoi një rezolutë. Kjo rezolutë, që u mbështet nga partitë e koalicionit qeverisës, është e papranueshme pasi në të demonstratat që u zhvilluan të premten e shkuar në Tiranë, konsiderohen si një “rrethim”  i paligjshëm i Selisë së Kryeministrisë dhe si një përpjekje për “grusht shteti” nga ana e liderit të Partisë Socialiste”, thuhet në reagimin e tyre. Partia e Socialistëve Evropianë dënojnë reagimin nga ana e qeverisë dhe bën thirrje për një hetim që do të nxjerrë se kush është përgjegjës për vdekjen e tre protestuesve.

PES bën thirrje për uljen e tensionit në vend në mënyrë që të vendoset dialogu paqësor. Gjithashtu, PES u bën thirrje të gjithë forcave politike, forcave qeveritare dhe Partisë Socialiste që të mos e përkeqësojnë situatën aktuale të pastabilizuar. Është urgjente që tensioni social të trajtohet në mënyrë të qetë, të arsyeshme dhe konstruktive, gjë që është thelbësore për të rivendosur funksionimin normal të institucioneve politike.  
 
“Kryetari i Task Forcës së PES-it për Zgjerimin e Ballkanit Perëndimor dhe Anëtar i Parlamentit Europian,  Kristian Vigenin, tha se klasa politike në vend duhet të kapërcejë situatën aktuale. “Shqipëria duhet të kapërcejë situatën aktuale dhe të vazhdojë të punojë për anëtarësimin e ardhshëm në Bashkimin Europian. Në këtë kontekst kaq dramatik, i bëj thirrje Komisionit Europian që të marrë një qëndrim të qartë dhe të bëjë të qartë se vendi nuk do të shënojë përparime drejt anëtarësimit në BE nëse nuk do të vendoset dialogu dhe nuk do të gjendet zgjidhja afatgjatë për të zgjidhur krizën politike”, theksoi ai./S.Ll/Start/

                                                                                             2011-01-29 10:33
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›