E Diel, 1 Nëntor 2026

Tom Ndreca me tre apartamente, Admir Thanza me shtëpi 112 mijë euro

350px-Tom_NdrecaInspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë ka dërguar në Kuvend deklaratat e pasurisë për Admir Thanzën dhe Tom Ndrecën, të dekretuar nga Presidenti për tu bërë pjesë e Gjykatës së Lartë.

Në deklaratë thuhet se Thanza ka deklaruar bono thesari në vlerën e 52 milion lekëve të vjetra.

Ai po ashtu ka deklaruar një apartament prej 136 metra katrorë me një garazh 18 metra katrorë, me vlerë… 30 milion lekë të vjetra.

Kurse një apartament tjetër ai e ka blerë në Selitë në vitin 2009. Apartamenti është 149 metra katrorë dhe ka vlerën 112 mijë euro. Thanza ka deklaruar edhe një makinë 14 mijë euro.

Kurse Tom Ndreca ka deklaruar kursime në vlerën e 23 milion lekëve të vjetra.

Ai ka deklaruar një apartament 2+1 me garazh, të blerë për 24 milion lekë të vjetra.

Po ashtu ka deklaruar edhe dy apartamente të tjera, një në Golem me vlerë 31 mijë euro dhe një tjetër tek Komuna e Parisit me sipërfaqe 100 metër katrorë dhe me vlerë 60 milion lekë të vjetra. ILDKP ka siguruar se ata nuk kanë pasuri të tjera veç këtyre, pasi ka bërë verifikimet./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›