E reja, menaxher i përgjithshëm për PS
20/10/2011 Ndryshimet në statut drejt finalizimit, përfshihet strukturë për mbrojtjen e votës
Reforma organizative në Partinë Socialiste do të konsistojë në ngritjen e strukturave të reja brenda kësaj force politike. Kështu, krijimi i një posti të ri në këtë parti, e konkretisht ai i menaxherit, pritet të sjellë një risi në mënyrën e organizimit dhe funksionimit të PS-së. Kjo pasi një post i tillë nuk ka funksionuar më herët në traditën e selisë rozë. Deri pak vjet më parë në hierarkinë e kësaj force politike pas kryetarit të PS-së vinte posti i sekretarit të përgjithshëm, post i cili identifikohej si numri dy i partisë.
Statuti
Grupi i punës për ndryshimet në statut pritet të definojë të gjithë ndërhyrjet që do të bëhen në kushtetutën e PS-së. Kështu, gjatë këtyre ditëve anëtarët e këtij grupi pune do të hartojnë draftin përfundimtar mbi një çështje të tillë për t’ia kaluar për miratim kongresit të ri të PS-së, i cili pritet të mbahet më 5 nëntor. Por burime pranë kësaj partie bënë me dije se gjatë diskutimeve për reformën organizative të kësaj partie është hedhur ideja e krijimit të postit të menaxherit të përgjithshëm në PS. Edhe pse kjo mbetet në kuadër të ideve, pra ende nuk ka një qëndrim konkret nga ana e këtij grupi, sërish mbetet për t’u veçuar fakti se tashmë eksponentë socialistë po shohin ndryshimin pothuajse në thelb të mënyrës së organizimit dhe funksionimit të PS-së.
Deklarata
Sekretari organizativ Blendi Klosi, duke zbardhur një nga ndërhyrjet e reja në statutin e PS-së, bëri me dije gjatë një prononcimi për shtyp se mbrojtja e votës gjatë proceseve zgjedhore tashmë do të jetë një mekanizëm i sanksionuar në statut. Madje, për realizimin me sukses të kësaj nisme pritet dhe ngritja e një strukture të posaçme pranë PS-së. Në vlerësimin e deputetit Klosi kjo strukturë e re e opozitës vjen si pasojë e mungesës së angazhimit të institucioneve shtetërore në funksion të mbarëvajtjes së këtij procesi. Në dy proceset zgjedhore të zhvilluara në 2009 dhe në 2011 Partia Socialiste pati angazhuar një grupim personash që vepronin në mbrojtje të votës. Madje, përfaqësuesit e këtij grupimi u panë si një strukturë paralele e Policisë së Shtetit, për vetë faktin se vetë këto përfaqësues ishin ish-efektivë të liruar nga detyra. Ndërkohë në kongresin e 5 nëntorit sekretari organizativ Blendi Klosi së bashku me disa nga delegatët e Durrësit do të propozojë që kongresi të vendosë zyrtarisht që opozita e bashkuar paraqet Edi Ramën si kryeministër të vendit për të marrë pushtetin në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Posti
Eksponentë të lartë të Partisë Socialiste po diskutojnë lidhur me përshtatjen e postit të menaxherit të përgjithshëm në hierarkinë drejtuese të partisë. Një lëvizje e tillë është ende në kuadrin e ideve, por do të jetë mbledhja e grupit të punës të ngritur për ndryshimet në statut që do të sqarojë një çështje të tillë. Nëse do të vendoset për ngritjen e një strukturë të tillë, ajo do të shtrihet dhe në nivelet e dyta.
Votimi
Gjatë këtyre ditëve në selinë rozë po shpërndahet baza materiale në 385 njësi zgjedhore për zgjedhjen e delegatëve të kongresit të 5 nëntorit. Drejtues të zyrave zgjedhore në rrethe vijnë për t’u pajisur me këto dosje të hartuara për çdo qendër votimi. Anëtarët e PS-së do të votojnë në dy fletë të tilla, ku njëra është specifiksht për kandidaturat femra për të plotësuar kuotën 30% të grave delegate, ndërsa fleta tjetër për kandidatët meshkuj.
Mbrojtja e votës
“Do të jetë vetë struktura e partisë e interesuar më së shumti për problematikat elektorale siç janë listat e votuesve, prezenca e votuesve, cilët janë emigrantët, evidentimi i të larguarve nga zona të caktuara. Për çdo qendër ne duhet të kemi një shtab elektoral partie, organizatë partie, emrin do ta ketë organizatë, por ajo që do të duhet të jetë e rëndësishme është që kush do të jetë personi përgjegjës, struktura përgjegjëse, grupi i patronazhit përgjegjës për një qendër votimi”, - sqaroi Klosi.