Berisha: Shqiperia vend i sigurt per investimet e huaja Eva Gjura
Kryeministri Berisha ka garantuar investitoret italiane dhe ata te huaj ne teresi, se do te jene gjithmone te mirepritur ne vendin tone dhe se do te kene mbeshtetjen e vazhdueshme te qeverise dhe autoriteteve shqiptare ne te gjitha fushat ku ata do te investojne. Kete garanci, kreu i qeverise e ka dhene dje gjate inaugurimit te Spitalit Polispecialistik Mjekesor Kirurgjikal, italo-shqiptar SALUS, ne Tirane. Duke u ndalur ne sektorin e shendetesise, Berisha tha se "do te bejme gjithcka per realizimin e nje reforme shendetesore, ku shqiptaret te kene te mundur te blejne sherbimet e tyre aty ku ato kane deshire". Investimi qe ka inauguruar dje kryeministri eshte i katerti investim qe behet nga investitoret e huaj, ne fushen e shendetesise brenda nje harku kohor 1 vjecar. Investim, i cili do te kete nje kontribut te rendesishem ne rritjen e cilesise se sherbimit shendetesor, sherbimit me te rendesishem te njeriut dhe per njeriun. Berisha tha se pyetjes qe shtron cdo i huaj se, Cfare eshte Shqiperia?, Qeveria duhet ti jape pergjigjen me te ndershme. "Shqiperia eshte nje vend qe beson tek liria dhe se e konsideron lirine, pasurine e te gjitha pasurive. I tere modeli ekonomik i saj bazohet ne lirine dhe ne vlerat e saj"tha Berisha. Kryeministri ka nenvizuar faktin se me besimin tek liria, ky vend ia del sot qe te dyfishoje eksportet ne nje hark kohor 2 vjecar nderkohe qe investimet e huaja ne Shqiperi nga viti 2006 ne vitin 2010, sipas statistikave, jane rritur me 316 %. Per kreun e qeverise, sot Shqiperia disponon potenciale te shumta dhe te medha si per investitoret italian dhe per te gjithe investitoret boteror, qe duan te zhvillojne bizneset e tyre ne Shqiperi. Kryeministri ka sjelle ne vemendje investimet qe jane bere ne fushen e energjise se rinovueshme, te cilat sipas tij jane te jashtezakonshme. "Qeveria shqiptare ka firmosur me sektorin privat 110 kontrata per ndertimin e rreth 300 HEC-ve ne mbare vendin. Kompani serioze italiane jane te angazhuara ne prodhimin e energjise se rinovueshme, te tjera jane shume te mirepritura. Ky eshte nje vend me pasuri te medha minerare. Ka rezerva boterore te kromit, nikelit, hekur-nikelit, si dhe te bakrit" eshte shprehur kryeministri. Nje tjeter fushe qe ofron potenciale te medha investimi eshte edhe turizmi, ndaj Berisha eshte shprehur se "gradualisht, ky vend po behet margaritar i turizmit ne Mesdhe". Berisha solli ne kujtese faktin se, vitin 2004, Shqiperia priti gjithsej 300 mije vizitore dhe turiste, ndersa vitin qe shkoi kemi pritur 4 milion e 1 mije vizitore e turiste.