E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reformat ekonomike, SHBA mbeshtet Shqiperine

Kryeministri Berisha zhvilloi sot pasdite, nje takim me kongresmenin amerikan Steve Chabot, i cili eshte njekohesisht dhe kryetar i nen Komitetit per Marredheniet me Jashte per Lindjen e Mesme dhe Azine Jugore, ne Kongresin Amerikan. Kongresmeni Chabot shoqerohej ne kete takim edhe nga ambasadori i SHBA-ve ne vendin tone, zoti Aleksander Arvizu. Pasi i ka uruar mireseardhjen, kryeministri e ka informuar kongresmenin Amerikan me reformat e thella dhe te gjithanshme te realizuara ne Shqiperi gjate kesaj periudhe, per zhvillimin ekonomik te vendit, lehtesimin e klimes se biznesit, luften kunder korrupsionit, realizimin e veprave te rendesishme infrastrukturore, energjetike, reformat ne fushen e arsimit, etj. Ne kete kontekst, kryeministri permendi disa arritje te tjera te rendesishme, si ndertimin e 9 mije kilometrave rruge te reja ne te gjithe vendin, rritjen me 316 % te investimeve te huaja ne hark kohor 4 vjecar, mbi dhjetefishimin e numrit te turisteve qe vizitojne tashme Shqiperine, krahasuar me vitin 2004, etj. "Keto dhe te tjera reforma- u shpreh Kryeministri Berisha - bene te mundur marreveshjen e stabilizim asociimit me BE dhe heqjen e vizave per qytetaret shqiptare si dhe mundesojne sot, ecjen perpara te vendit me vendosmeri, per realizimin e projektit me madhor te shqiptareve per kete shekull, anetaresimin ne BE." Nga ana e tij Kongresmeni Chabot i ka shprehur kryeministrit Berisha pergezimet me te sinqerta per te gjithe keto rezultate dhe vleresimin e tij me te larte per politikat e suksesshme financiare te qeverise shqiptare, ne vecanti vendosjen e takses se sheshte 10 % dhe krijimin e klimes me te pershtatshme per biznes dhe investime. Gjate kesaj bisede Berisha e ka falenderuar kongresmenin Chabot per mbeshtetjen e vazhdueshme dhe te jashtezakonshme qe SHBA-te, qeveria e saj dhe Kongresi Amerikan i kane dhene Shqiperise dhe shqiptareve gjate gjithe ketyre viteve ne perpjekjet e saj per te ndertuar lirine dhe demokracine te bazuar ne tregun e lire. Gjithashtu, Kryeministri i ka shprehur kongresmenit Chabot mirenjohjen e te gjithe shqiptareve per mbeshtetjen dhe kontributin vendimtar te SHBA-ve, ne clirimin e Kosoves nga okupimi i regjimit te Milloshevicit dhe pavaresimit te saj, por edhe ne realizimin e arritjes me te madhe historike te Shqiperise, pas pavaresise se saj, anetaresimit ne NATO.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›