E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha- Vujanovicit: Mbështetje për në NATO

Berisha- Vujanovic

Kryeministri Sali Berisha siguroi sot Presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanovic se Shqipëria do të vazhdojë ti japë mbështetje Malit të Zi  në procesin e antarësimit në NATO, duke shtuar se e ardhmja e të dy vendeve është integrimi në Bashkimin Evropian.

Energjetika, infrastruktura rrugore dhe turizmi, tha Berisha, janë disa nga hapësirat e gjëra të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Kryeministri e njohu Presidentin malazez me projektet e qeverisë shqiptare për përmirësimin e mëtejshëm të infrastrukturës rrugore që lidh Shqipërinë me Malin e Zi si dhe nenvizoi  domosdoshmërinë e ngritjes në një nivel edhe më të lartë bashkëpunimin në fushën e turizmit

Kryeministri jonë vlerësoi edhe njëherë qëndrimin e Malit të Zi në njohjen e Kosovës dhe nivelin e marrëdhënieve të krijuara mes tyre, ku shtoi se; Jemi shumë të interesuar të shohim ndryshimin e faqes në marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës.

Presidenti Vujanovic theksoi kontributin e Kryeministrit Berisha në  drejtim të paqes dhe stabilitetit ne rajon. Vujanovic po qëndron për një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›