Konventa e LRI-së, zgjidhet kryetari i ri i forumit

Rreth 2000 delegatë të LRI kanë mbushur pallatin e Kongreseve , ku po mbahet Konventa Kombëtare Zgjedhore, për zgjedhjen e drejtuesve të rinj. Ndër të tjera sot do të zgjidhet edhe kreu i ri i forumit, ku janë përballë dy kandidatë, Endrit Brahimllari dhe Klejdi Mehmetaj. Drejtuesja aktuale ,Erisa Xhixho, gjatë fjalës së saj u shpreh se
”Sot ne do të zgjedhim drejtuesit e rinj të LRI-së, të cilët kanë për detyrë të vazhdojnë punën e nisur nga nismëtarët e LRI-së. Ne do vazhdojmë të jemi zëri i rinisë shqiptare. Ndjehem e lumtur për kontributin që kam dhënë. Ne kemi pasur shumë ëndrra dhe dëshira për organizatën tonë, pasi në fillimet tona nuk kishim asgje përpos emrit të Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës. Pas kaq vitesh kemi një emër shume të madh, LRI. Sot ndihemi krenarë për përfshirjen tonë në politikë, kemi një përfaqësim dinjitoz brenda LSI-së, arritëm një njohje ndërkombëtare të LRI. Kam besim që stafi i ri i ka të gjitha kapacitete të eci përpara në arritje akoma më të mëdha. Mirënjohje ndaj të gjithë bashkëpunëtorëve”.
Gjatë punimeve të Konventës pritet të mbajë një fjalë rasti edhe kreu i LSI-së, Ilir Meta.