Djali i Umberto Bosit me diplomë shqiptare. E ka marrë brenda 1 viti

Pamje e diplomes publikuar nga Corriere Della Sera
Djali i ish liderit të Lidhjes së Veriut në Itali, rendo Bossi është pajisur me një diplomë 3- vjeçare shqiptare, në një nga universitet private, brenda 1 viti.
Në dokumentet e prokurorisë së Napolit dhe Milanos është gjetur një diplomë universitare që Renzo Bossi, djali i ish liderit të Lidhjes së Veriut (Lega Nord), Umberto Bossi ka marrë në Shqipëri nën logon e universitetit privat “Kristal”. Ajo është gjetur në kasafortën e financierit të Lega Nord, Francesco Belsito e koduar me emrin Familja

Lista e notave
Mediat italiane shkruajnë se, dyshohet se kursi i djalit të ish liderit të Lidhjes së Veriut, Umbberto Bossi është paguar me fondet e lidhjes. Ajo që është e çuditshme, që është vënë në pah edhe nga analizat e para të hetuesve, është se diploma është 3- vjeçarë por është marrë brenda një viti.
Renzo Bossi, thonë mediat italiane ka marrë diplomën e maturës në vitin 2009 në moshën 21- vjeçare. Certifikate e fakultetit në Shqipëri, ndërkaq mban datën 29 shtator 2010. Kjo certifikatë është në gjuhën shqipe dhe mban numrin seria 482, krahas fotografisë së tij.

Umberto Bossi
Bëhet fjalë për një diplomë të nivelit të parë, ndoshta, shkruan Corriere della Sera, e krahasueshme me një diplomë Bachelor në Itali. Rendo Bossi është diplomuar në degën e Administrim Biznesit në kryeqytetin shqiptar.