E Diel, 1 Nëntor 2026

Djali i Umberto Bosit me diplomë shqiptare, dyshohet ta ketë blerë

Renzo Bossi

Renzo Bossi, djali i Umberto Bossit, themeluesit të Ligës së Veriut, rezulton i diplomuar në Shqipëri, në një universitet privat që operon në Tiranë. Zbulimi është bërë nga prokurorët e Napolit dhe Milanos.

Hetuesit dyshojnë se diploma, e cila mban datën shtator 2010, mund të jetë blerë me paratë e Ligës së Veriut. Notat e djalit të Bossit rezultojnë të shkëlqyera. Kjo dëshmohet edhe nga skanimi i diplomës, publikuar nga e përditshmja italiane La Repubblica.

Renzo Bossi, rezulton se është diplomuar për Menaxhim Biznesi, në nivelin e parë. Në fotot e gazetës italiane tregohet se ai është i regjistruar me numër amze 482 dhe notat e tij janë 8 e lart. Në këtë pikë lindin edhe dyshimet pasi rezultatet e tij në arsimin italian ishin jo shumë të kënaqshme dhe për këtë mediat italiane e quajnë atë “Troftë”.

Umberto Bossi, ka dhënë dorëhejqen nga drejtimi i Ligës së Veriut për shkak se nga të dhënat paraprake rezulton se ka shpenzuar paratë e taskapaguesve që kanë shkuar për financimin e partisë së tij. /La Repubblica/

Përgatiti: F.S

Diploma e Renzo Bossi

Lista e notave

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›