Berisha 039Kursi i ri039 hakmarrja e Rames pasi humbi bashkine

Pas disfates se 8 majit kreu i opozites u deklaroi zgjedhesve te tij se tani do te votojme ligjet ne Parlament se do te bejme gjithcka per integrimin se nuk do ta pengojme me integrimin e do te ndjekim politike konstruktive
Kryeministri Sali Berisha gjate vizites se tij diten e djeshme ne qytetin e Korces ka akuzuar edhe nje here liderin e opozites Edi Rama se po bllokon reformat ne vend. Ai theksoi se opozita shqiptare po ndjek nje taktike bllokuese ne emer te paktit te saj. Sipas tij lideri i opozites jo vetem qe nuk ka mbajtur premtimet e tij gjate fushates elektorale para zgjedhjeve te 8 majit por perkundrazi ka filluar hakmarrjen e tij personale pasi humbi edhe keshtjellen e tij te fundit qe ishte Bashkia e Tiranes. Pas disfates se 8 majit kreu i opozites u deklaroi zgjedhesve te tij se tani do te votojme ligjet ne Parlament se do te bejme gjithcka per integrimin se nuk do ta pengojme me integrimin e do te ndjekim politike konstruktive. Ata nuk kane votuar asnje ligj kane te njejtin qendrim me ate qe kane mbajtur me pare sepse nisen nga nje parim sipas te cilit e keqja juaj e keqja e gjithsecilit e mira e tyre. Kjo perben nje problem por ju garantoj se kjo mund ta ngadalesoje por nuk mund ta pengoje kurre procesin e integrimit. Procesi i integrimit bazohet ne mundin djersen perkushtimin vlerat qe ne mbrojme e zhvillojme. Shqiperia eshte do te mbetet e do zhvillohet si ne vend demokratik vend i shtetit ligjor - shpreh Kryeministri Berisha. Gjithashtu ai theksoi se nuk mund te quhesh force demokratike dhe as opozite kur nuk miraton ligjet kur nuk merr pjese ne reforma duke shtuar se pakti i paraqitur nga Rama me 10 pika eshte nje tjeter forme bllokimi. Ne jemi plotesisht dakord per reformen zgjedhore sepse ne e respektojme opoziten. I themi te shkruaje te gjitha amendamentet per te adresuar rekomandimet e OSBE-ODIHR-it dhe ne i votojme ne Parlament pasi te marre mendimin tyre ose ejani te ulemi e ti bejme bashke me konsensus sic kemi punuar me perpara me eksperte nderkombetare e ti votojme ato. Ai pretendon per rregulloren e Parlamentit por nese do rregullore per te bllokuar Parlamentin harroje se kthehet me ajo kohe. Parlamenti eshte tempulli i demokracise dhe ka detyre te beje ligjet dhe ligjet me te mira per qytetaret shqiptare. Askush nuk do mund ta bllokoje ate. Por nese mendon se jane prekur te drejtat e lirite tuaja merr rregulloren e Parlamentit Evropian ta ballafaqojme dhe une ju them se jam i vendosur ne cdo nen ta ndryshojme ate ne rast se ka mungesa - vijoi me tej kreu i qeverise.
Berisha Kushtetuta nuk eshte statusi i PS-se
Nderkaq eshte shprehur se Rama nuk po kerkon me te miren per shqiptaret ne kerkesat e tij por nga frika qe ka se do te humbase zgjedhjet e vitit 2013 ka filluar te beje antireforme me qellimin e vetem qe te mbaje Shqiperine dhe shqiptaret larg Evropes. Kryeministri Berisha ka deklaruar se Parlamenti dhe Kushtetuta e Shqiperise jane te shenjta prandaj kjo eshte nje arsye se perse ai nuk mund ti pergjigjet Rames sepse Kushtetuta nuk eshte si statusi i Partise Socialiste te cilin Rama e shkruan diten dhe e ndryshon naten. Ai do te humbase edhe zgjedhjet e vitit 2013 nuk ka cfare tu thote e do te thote se nuk kishim bere reformen. Ai nuk do reformen. Ai eshte antirefome sepse e ka ate si menyre mbijetese. I vetmi politikan ne Evrope e ne bote qe kalon nga disfata ne disfate dhe disfate jopartiake por personale sepse eshte tjeter kur te humbet partia dhe je i detyruar te ikesh por eshte tjeter kur humb vete dhe nuk iken. Ne nuk mund ta bejme rregulloren e Parlamentit dhe ligjet e vendit si statutin e Partise Socialiste. Duke filluar nga Kryeministri dhe tek cdonjeri prej nesh jemi te detyruar ti permbahemi Kushtetutes dhe ligjeve te vendit si kusht i te gjitha kushteve per te qene qytetare te lire te ketij vendi - tha me tej kreu i qeverise.
Shqiperia vendi i reformave
Me tej kreu i qeverise deklaroi para te pranishmeve se gjate viteve te fundit qeveria shqiptare me ane te reforma ka shnderruar Shqiperine. Sipas tij me reforma te thella e serioze u arrit heqja e vizave per shqiptaret si dhe po vazhdohet ne rrugen drejt integrimit te plote ne Bashkimin evropian. Ai kritikoi edhe nje here drejtuesit e Partise Socialiste duke theksuar se ata jane nje rast unik ne Ballkan pasi jane kunder integrimit te vendit te tyre ne BE. Drejtuesit e opozites jane nje rast unik ne Shqiperi nje rast unik ne Ballkan nje rast unik ne Evrope kane vendosur te perdorin pushtetin qe u kane dhene zgjedhesit per te demtuar interesa personale interesat e cdo shqiptari interesat e cdo zgjedhesi ne Shqiperi. Keta shoke konsiderojne provokacion kerkesen per te votuar ligjet me 3/5. As ne koherat me te veshtira po te kish pasur pluralizem kjo nuk mund te imagjinohej. Interesi jetik i cdo qytetari shqiptar pavaresisht nga bindjet e tij politike i majte i qendres apo i djathte por qe ka projekt kryesor enderr kryesore integrimin e Shqiperise ne Evrope - perfundoi Kryeministri Berisha.