E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fisher Ka gjithmone vend per ndryshime ne histori

Debati vleresimi per Aline nderkohe qe pritet kthimi i eshtrave te Ahmet Zogut

Qendrimi zyrtar ndaj Ramiz Alise pervecse me natyre te theksuar politike adreson edhe nje here ceshtjen e mprehte te historise se afert politike qe pasqyron nder te tjera edhe faren e konflikteve qe gjenerohen si te tilla kryesisht si te trasheguara. Nese kujtimet e fresketa te nje brezi shqiptaresh ndoshta i japin te drejte qendrimeve bojkotuese te se djathtes kapitalizmi i faktit historik per interesa politike mbetet nje problem mbareshqiptar. Keshtu nese Alia akuzohet nga e djathta si diktator dhe si njeri me dijeni per masakren e Tivarit opinioni shqiptar po pergatitet qe vitin tjeter te prese me ceremoni madheshtore kthimin ne Shqiperi te nje figure tjeter shume me kontroverse ish-mbretin Ahmet Zog. Pasi kane kaluar 72 vjet nga largimi i tij nga pushteti dhe 46 vjet nga vdekja qeveria e Sali Berishes ka premtuar kthimin ne atdhe te eshtrave duke e cilesuar permes nje interpretimi gati zyrtar historik si arkitekt te shtetit shqiptar. Ne kete plan historiani Bernd Fisher shprehet se rishikimi i historise eshte i domosdoshem por nese kete gje e bejne historianet. Kam debatuar gjithmone per kete ceshtje. Historia eshte nje disipline qe ndryshon. Vleresimi i fakteve eshte gjithnje i rendesishem. Me mberritjen e dokumenteve te reja por edhe te interpretimeve te reja. Ka gjithmone vend per ndryshime ne histori. Prandaj e mirepres procesin tha ai ne nje interviste per TV Alsat. Nese ky kontekst i jep nje pamje rivleresuese figures se Ahmet Zogut duket se zbardhja e dokumenteve do te duhet te shtendose emocionalisht peizazhin e erret komunist i cili spikatet me figurat e veta. Mendoj se eshte e nevojshme te behet nje rivleresim i asaj periudhe te vecante dhe persona te caktuar duhet te shpallen pergjegjes por mendoj se nuk ka ardhur ende koha per kete gje. Por kjo te behet ne te ardhmen eshte shprehur Fisher duke iu referuar nje ligji per lustracionin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›