Ceremonia mortore Te majtet percjellin per ne banesen e fundit Ramiz Aline
Nano Respekt per kontributin e dhene ne etapat historike qe ka kaluar vendi Ruci e Dokle nuk prononcohen mjaftohen me pjesemarrjen
Ne nje ceremoni te zhvilluar ne Qendren Kulturore te Ushtrise e cila zgjati me shume se 60 minuta dje iu dha lamtumira e fundit ish-presidentit Ramiz Alia.Ne ceremonine e organizuar nga protokolli i shtetit moren pjese nje sere personalitetesh te politikes e historiane te ndryshem ku ra ne sy prania e ish-kryeministrave Fatos Nano e Ilir Meta e po ashtu prania e kryetarit te grupit parlamentar socialist Gramoz Ruci dhe e deputetit te kesaj force Namik Dokle. Personalitetet pjesemarrese ne arkmortin e udheheqesit te fundit komunist ne vend u treguan te kujdesshem ne portretizimin qe i bene figures se ish-presidentit Ramiz Alia. Ish-kryeministri Fatos Nano e cilesoi ate si nje protagonist te luftes antifashiste dhe si njeri i cili sipas tij ka dhene nje kontribut ne etapat e rendesishme te historise kombetare. Ndersa kreu i LSI-se Ilir Meta theksoi ne fjalen e tij se Alia duhet vleresuar per perpjekjet e tij per te kuptuar sipas tij aq sa mundej pluralizmin politik ne vend. Ndersa dy perfaqesuesit e PS-se ne kete ceremoni mortore Ruci dhe Dokle nuk pranuan te jepnin asnje koment duke u mjaftuar me pjesemarrjen e tyre.
Homazhet e politikaneve mungojne Topi Berisha dhe Rama
Homazhet per ish-presidentin Ramiz Alia mblodhen dje ne Qendren Kulturore te Ushtrise politikane e historiane te vendit ku ajo cka u dallua ne prononcimet e tyre ishte kujdesi qe ata treguan ne portretizimin e figures se udheheqesit te fundit komunist ne vend. Ndersa ne kete ceremoni te organizuar me protokoll shteteror mungoi kreu i shtetit Bamir Topi Kryeministri Sali Berisha dhe kreu i opozites Edi Rama u vu re prania e dy ish-kryeministrave te vendit Fatos Nano dhe Ilir Meta te cilet u shprehen se figura e Alise sipas tyre duhet te nderohet per kontributin e dhene ne luften nacionalclirimtare. Per kreun e LSI-se Ilir Meta i cili zhvilloi dy dite me pare homazhe edhe ne shtepine e te ndjerit figura e Alise duhet vleresuar nga historianet e jo nga politikanet. Mendoj se nderimin me te mire per cdo figure politike e ben historia. Dua te vleresoj figuren e z. Alia si nje figure e shquar e luftes antifashiste dhe per perpjekjet e tij per mirekuptuar aq sa mundej pluralizmin politik. Ne fund te fundit eshte presidenti i pare i Shqiperise pluraliste i pari personalitet politik qe jep doreheqjen pasi partia e tij humb zgjedhjet - u shpreh Meta. Ndersa ish-kryeministri Fatos Nano pjesemarres ne ceremonine e zhvilluar dje theksoi se kontributi i ish-presidentit Alia sipas tij duhet pare ne te gjitha etapat e historise se vendit. Besoj se eshte ne respekt te nje epoke historike e cila ka pasur protagonistet e saj. Shpreh respektin per kontributin qe ka dhene ne luften antifashiste. Ne rastin e homazheve duhet te shpreh vleresimin tim per figuren e Alise qe ka dhene ne etapa te rendesishme te historise kombetare deri ne institucionalizimin e pluralizmit politik - pohoi Nano. Ne homazhet e zhvilluara dje ne Qendren Kulturore te Ushtrise munguan figurat kryesore te vendit. Kryeministri Berisha nuk ishte pjese e ceremonise pasi ndodhej dje ne Korce ne perurimin e nje rruge e ndersa Presidenti Topi ishte jashte vendit per shkak te nje vizite 3-ditore qe do te zhvilloje ne Turqi. Nga ana tjeter as kreu i selise roze Edi Rama nuk ishte i pranishem ne ceremonine mortore te ish-presidentit Alia ku si perfaqesues te PS-se merrnin pjese kreu i grupit parlamentar Gramoz Ruci dhe deputeti socialist Namik Dokle. Keta te fundit nuk dhane asnje koment por u mjaftuan vetem me pranine e tyre. Te pranishem ne kete ceremoni morti ishin edhe ish-kryetari i Kuvendit te Shqiperise Servet Pellumbi e njekohesisht historiani Pellumb Xhufi. Ne fjalen e tij pas ceremonise Pellumbi e cilesoi figuren e Ramiz Alise si nje figure kontradiktore. Ramiz Alia do te mbahet mend njeheresh si Presidenti ish-komunist dhe si presidenti i pare Pluralist - tha ai. Ndersa historiani Xhufi u shpreh Alia perfaqesonte nje figure komplekse dhe tolerante qe gjeti menyren me te mire per te komunikuar ne regjimin me te eger komunist. Ish-presidenti Ramiz Alia nderroi jete rreth ores 0700 te dites se premte ne spitalin e Sanatoriumit ne kryeqytet pasi pesoi nje tromboze ndersa vuante prej kohesh nga trenboembolia pulmonare e cila i shkaktoi edhe vdekjen.
Politikanet dhe historianet per figuren e Ramiz AliseFatos Nano
Ky homazh eshte ne respekt te nje epoke historike e cila ka edhe protagonistet e saj. Shpreh respekt per kontributin e tij ne luften nacionalclirimtare dhe ne rindertimin e vendit pas saj. Shpreh respekt per kontributin e tij ne etapa te ndryshme deri ne institucionalizimin e shtetit pluralist.
Ilir Meta
Mendoj se nderimin me te mire per cdo figure e ben historia. Dua ta vleresoj si nje figure te shquar te luftes antifashiste dhe per perpjekjet e tij per ta kuptuar me aq sa mundej pluralizmin politik.
Servet Pellumbi
Ramiz Alia do te mbahet mend njeheresh si Presidenti ish-komunist dhe si Presidenti i pare pluralist.
Pellumb Xhufi
Ramiz Alia perfaqesonte nje figure komplekse dhe tolerante qe gjeti menyren me te mire per te komunikuar ne regjimin me te eger komunist.