E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediat britanike Alia ne te njejten gjatesi vale me Hoxhen nje politikan me aparence modeste

Mediat britanike i kushtuan dje nje shkrim te vecante vdekjes se ish-presidentit e njekohesisht udheheqesit te fundit komunist ne vend Ramiz Alia. Gazeta The Indipendent e cilesoi Aline si nje politikan qe vazhdoi traditen e ish-diktatorit Hoxha sa i perket teorise marksiste por qe gjithashtu sipas shkrimit ai nuk ngurroi ta pershtaste ate me natyren e vendit. Ramiz Alia ishte ne te njejten gjatesi vale me Hoxhen mbi domosdoshmerine e Shqiperise nje vend me madhesi sa Uellsi qe te aplikonte teorine marksiste duke e pershtatur ate me natyren e vendit dhe trashegimine materiale dhe shpirterore te popullit shqiptar sesa te kopjonte verberisht Bashkimin Sovjetik dhe Kinen. Sipas autorit te ketij shkrimi William Ash Alia ishte i perzgjedhuri i Enver Hoxhes qe nga ana tjeter pohoi ai mori disa masa per demokratizimin e jetes ne vend. Ndersa gazeta The Guardian e cilesoi ish-presidentin Ramiz Alia si sundimtarin e fundit komunist te Shqiperise dhe arkitektin e Perestrojkes ne vendin e tij. Autorja e shkrimit Miranda Vikers nenvizoi se edhe pse Alia shihej nga shume vete si nje force motivuese pas reformave serish ia mbeti sipas saj seriozisht i kompromentuar nga lidhjet e tij te ngushta me Hoxhen. Nje politikan me aparence modeste dhe sjelle te kendshme Alia nuk kishte karizmen e lire te Hoxhes. Ai arriti te mbijetonte shume nga spastrimet e pameshirshme ne partine e tij duke demonstruar besnikeri totale ndaj Hoxhes dhe duke mesuar te rrinte gojembyllur per ceshtjet kontraversiale - theksohej ne artikullin e The Guardian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›