Berisha: 1 milion të papunë? Mashtrim i madh i Ramës
TIRANE- Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, kryeministri i vendit e ka ndalur vëmendjen e tij tek miratimi i 520 projekteve për zhvillimin e rajoneve, projekte këto në rrugë, shkolla, qendra shëndetësore, e hidrocentrale, sic tha Berisha.
Projektet sipas tij do të shtrihen nga Konispoli deri në Valbonë, ku përmendi rreth 1200 km rrugë të reja, jo kombëtare, 43 qendra shëndetësore, 230 shkolla të reja, 100 hidrocentrale etj. “Nga projekti i arrorëve do përfitojnë 4400 fermerë, nga ndërtimi i HEC-eve të reja do punësohen mbi 15 mijë persona. Nga projektet e rrugëve do mund të punësohen 22 mijë punëtorë direkt”, shtoi kryeministri.
Me këto projekte do të nxitet punësimi, shtoi kreu i qeverisë, ndërsa ironizoi gjatë deklaratat e kryesocialisit Rama për 1 milion të papunë në vend. Sipas Berishës, Rama ka mbetur në fazën e ngjyrave dhe ka nostalgji për etërit e tij.
"Dua t’i them Ramës që merr hua nga vitet 90’ platformën e diktatorit të fundit për të shprehur urrejtjen dhe përcmimin ndaj kombit të tij, që kombi shqiptar përbëhet nga 1 milion të papune, i milion hajdutë dhe 1 milionë spiuna. Kjo deklarata më e ulët e bërë nga Ramiz Alia. Tani përdoret e njëjta taktikë me 1 milion të papunë nga Rama, ky një mashtrim i madh. Kjo është nostalgji për etërit nga bijtë e tyre”, tha ai.
Kryeministri deklaroi se deklaratën e Ramës nuk e ka bërë kurrë banka e shtetit, pasi sic tha ai, “ajo prodhon statistika monetare”.
“Shifrat nxirren nga zyra e punës e Instituti i Statistikave, por me sa duket Rama përdor statistikat e Ramiz Alisë. Ai ngatërron forcën e punës me të papunët”, deklaroi më tej Berisha.
Berisha tha më tej se Rama nuk mund ta marri dot pushtetin duke përdorur platformën e Ramiz Alisë. “Ai është në stadin e ngjyrave. S’merr dot pushtetin me platforëm e diktatorit të fundit”.
(ma.ar/BalkanWeb)