Olldashi: Shqipëria, pjesë integrale e hapësirës ajrore europiane
TIRANE- Inagurohet sistemi i ri bashkëkohor i kontrollit të hapësirës ajrore, i realizuar nga kompania Lockheed Martin, pjesë e programit 76, 5 milion dollarësh për modernizimin e hapësirës ajrore shqiptare.
Sokol Olldashi, Ministër i Punëve Publike dhe Transporteve, e cilësoi modernizimin e hapësirës ajrore shqipëtare, si “thelbësore”, në kuadër të detyrimeve që i rrjedhin vendit tonë, për ta bërë hapësirën ajrore Shqipëtare, pjesë integrale të hapësirës ajrore Europiane.
Olldashi, në fjalën e tij gjatë ceremonisë të zhvilluar në Aeroportin “Nënë Tereza”, tha se “përfundimi i këtij projekti, i jep mundësi vendit tonë të ketë një hapësirë ajrore europiane. Fluturimi mbi hapësirën ajrore shqiptarë tashmë është tërësisht i kontrolluar, çka do të sjellë shumë efekte pozitive për vendin tonë, ku më kryesori është ulja e kostove operacionale për kompanitë e udhëtimeve ajrore”.
Në sajë të këtij programi, tha Olldashi, “dhe të vëmendjes së lartë, që ministria e transportit ka pasur ndaj këtij sektori, edhe pse në kohë krize kemi pasur rritje pozitive”.
Sipas tij, “ulje ngritjet në vitin 2008-të kanë qenë 16 100, kurse në 2011-ën ishin 22 900, pra 42% më shumë. Mbikalimet, në 2008-ën ishin 97 900, në vitin 2011 ishin 172 000, pra 76% më shumë. Fluturimet në total në vitin 2008 ishin 114 000, ndërsa në 2011 ishin 196 000, pra 72% më shumë. 784 000 pasagjerë përgjatë2005-ës, 1 822 000 në vitin 2011, 132% më shumë”, përfundoi Olldashi, i cili shtoi se në përfundim të këtij projekti ne plotësojmë detyrimet tona, duke u bërë pjesë integrale e një hapësire të përbashkët europiane.
(ma.ar/BalkanWeb)