E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, sekuestrohen 108 kg lëndë narkotike, arrestohen 2 vëllezër

VLORE - Sekuestrohen 108 kg lëndë narkotike në qytetin e Vlorës. Droga e llojit marijuanë është zbuluar gjatë një kontrolli në banesat e dy personave, të cilët janë vënë në pranga. Burime nga policia bëjnë të ditur se të arrestuarit janë dy vellezërit Edlir dhe Androkli Ibrahimaj, përkatësisht 41 dhe 42 vjeç.

Gjithashtu nga kontrolli përreth banesave të këtyre shtetasve janë gjetur edhe rreth 91 fidanë bimë narkotike.

Ndërkaq po sot në Kapshticë është sekuestruar një sasi prej 20 kg lëndë narkotike kanabis sativa, e fshehur në shasinë e një mjeti me targa AA 908 CR. Policia ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit Sopot Sejdiu nga Elbasani e shtetasin Naser Bajrami nga Kosova. Droga kishte si destinacion Selanikun.

(er.nu/news24/BalkanWeb) Lidhje te tjera Kapshticë, sekuestrohen 20 kg lëndë narkotike, arrestohen 2 persona

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›