E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Rama imitoi Ramizin për papunësinë, shifrat një mashtrim

Tiranë- Kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e sotme të Grupit Kuvendor të Partisë Demokratike ka hedhur poshtë deklaratat e zoti Rama se në  Shqiëpri ka mbi 1 milionë të papunë duke e akuzuar kreu socialist si nostalgjik i platformës së diktatorit të fundit.

Mbetemi i vetmi vend që ulim papunësinë. Dua ti them zotit Rama i cili merr hua nga vitet 1990 një statistikë të diktatorit të fundit, që qarkulloi asohohe në mbarë botë, për të shprehur urrejtjen dhe përçmimin ndaj popullit të tij qëdiktatori komunist do ti deklaronte botes se kombi shqiptare ka 1 milionë hajdutë, 1 milionë të papunë, 1 milionë spiunë. Kjo ishte fyerja më e madhe që një njeri mund të bënte për shqiptarët. N.q.s Ramzi Alia e bëri atoTani përsëri perdoret e njejta statistikë. 1 milionë të papunë. Në këtë deklaratë ka thjesht një nostaligji për etërit dhe ka një mashtrim të madhse ka bërë Banka e Shtetit. Sepse asnjë bankë shteti sprodhon statistika papunësie, por nxirret nga anketat, zyrat e puëns dhe isnsituri i statistikave- tha Berisha.

Duke shtuar: Shqipëria në bordero ka në total 56560  pensionistë, 300 mijë fëmijë 0-6 vjeç dhe ky i llogarit të papunë, 650 mijë nxënës dhe studentë në sistemin e vet arsimor, 320 mijë ferma në fshat. Këto bëjnë 1 500 mijë pensionistë, fëmijë parashkollor dhe shkollor. Rama harron se në Shqipëri dhe në mbarë botën janë me qindra dhe mijëra që perzgjehdin që njeri bashkëshort të mbajë biznesin dhe tjetri familjen. Ndonëse e pakëshillueshme kjo ndodh edhe në vendet me të pasura të botës.

VIJON…

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›