E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: 1 milion të papunë? PS mashtron. Rama: Fshihen shifrat që rriten përditë

Sali Berisha

Kryesocialisti Rama ka reaguar në Tuiter në lidhje me deklaratat e kryeministrit për shifrat e papunësisë në vend. Në mesazhin e shpërndarë në rrjetin social, Rama thotë se papunësia nuk hyn në problemet e Berishës, i cili i quan të punësuar të gjithë ata që jetojnë në fshat.

Kryeministri sa tregoi një përrallë për 1 milionë hajdutë! Në fakt janë 1 milionë të papunë jo hajdutë, po papunësia s`hyn në problemet e tij. Kryeministri i quan të punësuar të gjithë shqiptarët që jetojnë në fshat! Në fakt, fshati sot mbijeton si në mesjetë, nën hijen e frikshme të papunësisë, shkruan Rama. Kreu i opozitës shton se Berisha i cilëson të papunë vetëm ata që kërkojnë punë në zyrat e shtetit.

“Kryeministri thotë se kur kryefamiljari është i punësuar e gjithë familja qenka e punësuar e bëka dhe biznes! Duket s`e flet veç për familjen e vet. Duhet punësim real dhe jo fshehje e papunësisë që rritet çdo ditë. Duhet një Rilindje Shqiptare për të ndalur rrënimin e mëtejshëm. Duhet një rrugë e re, përfundon Rama.

Berisha: Papunësia 1 milion, mashtrim i Ramës  

Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar demokrat, kryeministri Berisha i cilësoi mashtrim deklaratat e socialistëve për 1 milion të papunë në Shqipëri. Rama po merr hua nga vitet 90, një statistikë të diktatorit. Përsëri përdoret e njëjta statistikë, statistikë që në Shqipëri ka 1 milion të papunë. Dhe mashtrimi i madh është që thotë se këtë e ka thënë Banka Qendrore. Në këtë deklaratë ka thjesht një nostalgji për etërit nga bijtë e tyre dhe ka një mashtrim të madh, pasi një deklaratë të tillë nuk është bërë asnjëherë nga banka e shtetit. Banka nuk prodhon statistikat e papunësisë. Ti lëmë Ramës statistikën e Ramizit dhe të dalim në statisikën reale. Shqipëria ka në total 565 600 pensionistë. I them Ramës se ka 300 mijë fëmijë ( 0 6 vjeç), të cilët ai i llogarit të papunë. Në vend ka 650 mijë nxënës e studentë, në fshat janë 320 mijë ferma. Nëse i llogarisim këto kategori, bëjnë 1mln e 500 mijë pensionistë, fëmijë e studentë, tha Berisha.

Reforma zgjedhore, Berisha “redakton” propozimin e PS

Berisha u ndal më tej në çështjen e reformës zgjedhore, duke thënë se kryesocialisti Rama po e bllokon sërish, për shkak të psikologjisë së bllokut sipas tij.  Ne vendosëm që Avokatin e Popullit ta propozojë opozita. Dhe vepruam drejt.  Tani Rama thotë që kryetarin e KQZ ta propozojë Avokati i Popullit, të cilin e përzgjodhi në një konkurs 15 ditor në selinë e tij. Kjo është qesharake. Ne nuk e emëruam Avokatin e Popullit të na emërojë kryetarin e KQZ-së, – tha Berisha.

Por burime nga PS saktësuan se nuk ka thënë asnjëherë Rama që kryetarin e KQZ-së ta zgjedh Avokati i Popullit. Berisha e deformon dhe e sakaton këtë propozim me dashje. Propozimi i PS-së që përmend Berisha nuk është bërë i tillë. Dhe as që behet fjale per ndonje kryetar KQZ-je, por per anetarin e shtate të KQZ.  Në komisionin për reformën zgjedhore PS ka propozuar që anëtarin e 7 të KQZ tia propozojnë parlamentit 8 institucione të ndryshme, mes të cilave KLD, Dhoma e Avokatëve, Gjykata e Lartë, Gjykata Kushtetuese, Avokati i Popullit etj. Secili prej këtyre 8 institucioneve mund të propozojë një kandidat dhe Parlamenti të votojë me shumicë për kandidatin që do 

Editoriali i Ramës për Klosin, hipokrizi totale

Berisha permendi edhe publicistin Ardian Klosi, ish-bashkepunetorin e Shekullit, qe njihej edhe si mik i Edi Rames, ndare nga jeta pak dite me pare. Sipas Berishes nje editorial i Ramës pas ndarjes nga jeta të Klosit ishte hipokrizi, madje Berisha e  krahasoi të ndjerin Klosi me Kosta Trebicken, deshmitarin e Gerdecit, vdekur ne nje aksident te dyshimte.

Klosi ishte një zë ndryshe që shpesh nuk isha dakord me të, por e respektoja. Meqenëse nuk e ktheu dot në Kosta Trebickë, shkroi një editorial hipokrizi totale, asnjë fjalë nga zemra. Titulli nuk duhej të ishte Papafingoja e krismës së thatë por do të ishte më mirë  Papafingoja e klithmës së braktisjes. Kjo është e vërteta, që nuk mund të fshihet me asnjë makinacion. E ndoqa, por vendosa të mos përfshihesha. Por njeriu që kishte braktisur më shumë se kushdo tjetër ishte Edi Rama, tha Berisha. / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›