E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rita Ora e lidhur me vëllain e Kim Kardashian

Rita Ora

Rita Ora ka festuar pozicionimin në vend të parë të hit paradës në Britani në një nga klubet më të njohura të Londrës.

Ora është larguar nga klubi rreth orës 2 të mesnatës bashkë me Rob Kardashian, që thuhet se është i dashuri i saj ndërsa vetë Rob është vëllai i Kim Kardashian.

Dyshimet për një lidhje të mundshme mes tyre kanë lindur nga postimet e Robit në rrjetin social Tuiter. Kjo është e dashura ime! Ia dole. Të dua dhe ti je gruaja ime.

Çifti është takuar një vit më parë të prezantuar nga miq të përbashkët.

Për Ritën kjo do të jetë një verë e nxehtë, pasi ajo do të marrë pjesë në turin e grupit të mirënjohur Coldplay. /The Sun/

Përgatiti: F.S

Rob Kardashian

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›