Greqi, Syriza refuzon koalicionin qeverisës

Presidenti i Greqisë, Karlos Papulias para takimit me liderët e partive (foto Getty Images)
E majta e moderuar në Greqi ka bërë të qartë se nuk do ti bashkohet asnjë koalicioni qeverisës që është pro marrëveshjes së borxhit. Syriza në këtë mënyrë ka refuzuar vazhdimin e negociatave të presidentit Papulias me katër partitë kryesore për formimin e qeverisë.
Shumë votues grekë mbështetën partitë politike të cilat kundërshtojmë marrëveshjen e borxhit me BE-në dhe FMN-në. Kjo ka bërë të pamundur formimin e një koalicioni qeverisës dhe vendi duket se po shkon drejtë zgjedhjeve të reja.
Ndërkohë, ministrat e Financave të vendeve të BE-së pritet të takohet në Bruksel për të diskutuar për krizën në Greqi.
Partitë të cilat kundërshtojnë këtë marrëveshje në zgjedhjet e reja mund të marrin një rezultat më të mirë dhe nëse liderët Evropës nuk rishikojnë marrëveshje, Greqia mund të dalë në eurozona. /BBC/
Përgatiti: F.S