Tirana thahet per uje, zonat pa furnizim

Amvisat kryeqytetase kane mbetur pa perfunduar te gjitha punet e fundvitit. Ashtu si e do edhe tradita shqiptare, shtepia ne teresi, garderoba dhe pastertia e higjiena, duhet te jene ne lartesine e duhur, me rastin e festave te fundvitit.
Por teksa prisnin furnizimin e ujit ne orarin e drekes, zhgenjimi ka qene teper i madh per qytetaret. Asnje pike uje nuk ka rrjedhur nga ezmat e shumices se qytetareve. Disa nga zonat e qytetit jane perfshire pa “dashur” ne nje avari ne rrjetin e tubacioneve te kanalizimeve. Problemi i mungeses se ujit ne disa nga zonat ne Tirane, ka nisur disa dite me pare. Nderkohe qe vetem dje, ku shperndarja e ujit nuk eshte kryer ne pothuaj gjithe qytetin, Drejtoria e Ujesjelles-Kanalizimeve ka deklaruar se ka pasur nje defekt dhe specialistet teknike te Ujesjelles-Kanalizimeve jane duke riparuar avarine.