E Shtunë, 31 Tetor 2026

IPOL: Suksesi i EULEX-it, i pjesshëm

Raporti ndahet në disa pjesë, duke filluar me pjesën për qëllimet e këtij misioni dhe sferat në të cilat ky mision është përqendruar; pastaj, kapitullin për arritjet që ka pasur EULEX në Kosovë, në dogana, polici dhe gjyqësi; për të vazhduar më pas me një pjesë që i kushtohet perceptimeve të qytetarëve për EULEX-in dhe atë që i kushtohet dështimeve të këtij misioni dhe mos përmbushjes së qëllimeve për të cilat është prezent në Kosovë. Pjesa në të cilën është fokusuar ky raport ka të bëjë me dështimet e këtij misioni. Bazuar në qëllimet për të cilat ka ardhur EULEX në Kosovë, në studim konstatohet se ka pasur vetëm realizimin të pjesshëm të tyre. Dhe ky mision, sipas raportit, vazhdimisht ka pasur probleme që, siç thuhet, kanë ardhur si pasojë e mos koordinimit të komunitetit ndërkombëtar. Plani gjashtë pikësh i Ban Ki-moonit ka mundësuar operacionalizimin e EULEX-it, mirëpo ka qenë plan kontrovers që nuk është përkrahur nga shoqëria kosovare, konstatohet më tej në raport. Si dështimet kryesore në këtë raport janë cekur: Protokolli për bashkëpunim policor me Serbinë dhe “Rasti Bllaca”. “Pikërisht nënshkrimi i Protokollit për bashkëpunim policor me Serbinë, bëri që edhe kënaqshmëria e qytetarëve për punën e EULEX-it të bie, përderisa që nga maj 2008 deri në gusht 2009 kishte shënuar rritje graduale”, thuhet në raport. Gjithashtu ndër dështimet teknike të këtij misioni në Kosovë përmenden: Mosfunksionimi i gjyqësorit, Pikat doganore 1 dhe 31, mospërputhja e strategjive, mos koordinimi dhe, mos përkushtimi ndaj misionit.  Raporti përfundon me një listë të rekomandimeve për EULEX-in, Qeverinë e Kosovës, BE-në dhe Përfaqësuesin Special të BE-së. (telegraf/start)                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›