E Diel, 1 Nëntor 2026

Fondacioni Femijet Shqiptare Grupe vajzash kerkojne para ne emrin tone

Fondacioni “Fëmijët Shqiptarë” është njoftuar nga qytetarë të Tiranës se grupe vajzash trokasin nëpër dyert e familjeve kryeqytetase dhe u kërkojnë atyre para’ për fëmijët autikë duke u prezantuar si përfaqësuese të Fondacionit dhe të Presidentes së tij, Liri Berisha.

Fondacioni “Fëmijët Shqiptarë” sqaron qytetarët e Tiranës, se këto veprime janë krejtësisht abuzive dhe se këta individë nuk kanë asnjë lidhje me aktivitetin e tij.

Ndërkohë që u kërkon strukturave përkatëse të nisin hetimet.

Prej disa vitesh, Fondacioni “Fëmijët Shqiptarë”, organizatë jo-qeveritare e jo-fitimprurëse, dhe personalisht zonja Berisha i kanë dedikuar kohën dhe vëmendjen maksimale fëmijëve me çrregullime të spektrit autik dhe familjeve të tyre.

Puna ka qenë e përqendruar në ndërgjegjësimin e shoqërisë shqiptare për këto çrregullime dhe në ofrimin e shërbimeve për fëmijët e familjet e tyre.

Veprimtaria e Fondacionit është mbështetur fuqimisht nga donacionet direkte të biznesit shqiptar e atij të huaj si dhe nga shume organizata partnere ndërkombëtare.

Kjo mbështetje ka qenë gjithmonë e strukturuar, institucionale dhe transparente, gjë e cila ka ndihmuar Fondacionin të ketë arritje pozitive si në rrafshin kombëtar, në atë rajonal e më gjerë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›