Berisha: 2012 të shndërrohet vit për integrimin

“Le të sjellë viti i 100-vjetorit të Shqipërisë së pavarur, shumë gëzime dhe suksese në çdo vatër shqiptare kudo që festoni, brenda apo jashtë vendit, në misione diplomatike, misione paqeruajtëse në Afganistan, Bosnje apo gjetiu, në udhëtime, në spitale, institucione të vuajtjes së dënimit!”, tha Berisha.
Edhe në këtë urim, kryeministri nuk la pa përmendur procesin e zhvillimit të vendit. “Viti 2011 do të mbahet mend si viti i parë në të cilin 450 mijë shqiptarë udhëtuan të lirë, pa viza, në mbarë Evropën. Viti që lamë pas, ishte viti që agjencitë turistike më prestigjioze në botë, shpallën Shqipërinë “të bukurën e dheut”, destinacionin turistik kryesor të planetit”, u shpreh ai.
Më tej, kreu i qeverisë përmendi edhe krizën botërore dhe suksesin e arritur nga ekonomia shqiptare përballë kësaj krize. Gjithashtu, ai përmendin edhe shtrimin e qindra kilometrave rrugë në mbarë vendin, arritjet në fushën e edukimit. “Gjatë vitit 2011 ne, natyrisht që nuk ecëm në një bulevard apo kopësht me lule. Në 21 Janar të këtij vit, u përballëm me tentativën e përmbysjes me dhunë të institucioneve kushtetuese dhe më pas, me rrethimin e egër të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe përpjekjen për të ndaluar me forcë numërimin e votave të qytetarëve shqiptarë. Por, shqiptarët gjithashtu provuan funksionimin e shtetit të tyre ligjor, rendit të tyre kushtetues demokratik”, shtoi.
Për Berishën, mohimi i statusit të vendit kandidat për Shqipërinë u bë për shkak të bllokimit që opozita i bëri Parlamentit. “Viti 2012 që po troket në dyert dhe zemrat tona, do të jetë viti i 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Le ta shndërrojmë, ne së bashku, këtë vit në jubileun e një nderimi të madh të të gjithë atyre që duke flijuar jetën dhe atyre që me mundin, djersën e tyre bënë të mundur, që Shqipëria të bëhet 100-vjeçare si vend i lirë dhe i pavarur. Por, mbi të gjitha, le ta shndërrojmë në vitin e Flamurit tonë, në një vit përcaktues për integrimin e Shqipërisë në BE, shndërrimin e mëtejshëm të saj në një vend të zhvilluar”, përfundoi ai. /Start/
2012-01-01 09:27