E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha 21 Janari mori pergjigjie kushtetuese

Kryeministri beri nje permbledhje te punes njevjecare te qeverise

Kryeministri Sali Berisha zhvilloi dje nje permbledhje te punes 1-vjecare te qeverise qe ai drejton duke theksuar faktin se Shqiperia arriti te tregonte se ishte nje vend ne te cilin funksiononte shteti ligjor. Kreu i qeverise shenoi si arritjet me madhore te 2011-s moscenimin e qeverise nga protestat e 21 janarit realizimin e zgjedhjeve vendore sipas standardeve censusin e popullsise dhe rritjen ekonomike qe vendi shenoi ne kohen e recesionit boteror. Ndonese sipas Berishes 2011-a nisi me nje ngjarje te pakendshme sic ishte protesta e 21 janarit ne te cilen humben jeten kater persona qeveria arriti te siguronte qendrueshmeri ndaj dhunes. Viti filloi me disa probleme te caktuara krejtesisht te pamotivuara pa asnje arsye ligjore ngjarje qe provuan testuan funksionimin e kushtetutshmerise se vendit. Shqiperia u faktua si nje shtet ligjor askush nuk mundet qe me nje qeveri te zgjedhur dhe vote te lire te rrezohet nga pushteti apo te marre pushtet me dhune theksoi Berisha duke i renditur keto ngjarje si nje tregues per qendrueshmerine e qeverise. Por triumfin e shtetit ligjor kreu i qeverise e theksoi edhe te procesi i zgjedhjeve lokale te 8 majit. Kryeministri u shpreh se zhurma rreth ketyre zgjedhjeve nuk arriti te cenonte dot procesin. Ne keto zgjedhje institucionet kushtetuese kaluan nje nga testet me serioze per shkak te ngushtesise se gares. Zgjedhjet e para ne historine e ketij vendi vleresohen si kompetitive e transparente dhe plotesisht te adresueshme theksoi Berisha duke i quajtur keto zgjedhje si nje tregues per epersine numerike te votuesve te mazhorances. Sipas Kryeministrit koalicioni i drejtuar nga PD-ja mori 12 vota me shume. Po keshtu censusi i popullsise dhe banesave te zhvilluara kete vit u konsiderua nga Kryeministri si nje ngjarje madhore edhe ne kuader te 99 viteve te shtetit shqiptar. Shqiperia pas 99 vitesh zhvilloi censusin e plote ne liri te plote ka foton me te bukur kombetare dhe material. Regjistrimi i popullsise u krye me teknologjine me te avancuar te kohes. Rezultatet e para jane do te thosha historike theksoi Kryeministri Berisha per procesin i cili u zhvillua gjate muajve te fundit te ketij viti. Po keshtu Berisha e vuri theksin edhe te zhvillimet ekonomike ne vend. Sipas tij viti 2011 tregoi se ekonomia e Shqiperise ishte stabel. Qeveria arriti te rrise eksportet dy here me shume se viti 2009 te mbaje borxhin e jashtem dhe te brendshem ne kontroll te realizoje te ardhurat dhe shpenzimet me perpikmeri dhe po keshtu te investoje ne turizem arsim mjedis si edhe ne infrastrukturen rrugore theksoi kreu i qeverise. Po keshtu ne lidhje me debatin qe eshte hapur ne vend per procesin e zgjedhjes se Presidentit te ri Berisha perseriti se ky do te ishte nje proces teresisht kushtetues dhe se nuk mund te diskutohej jashte ketij kuadri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›