E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sistemi spanjolli serish ne fuqi

Reforma zgjedhore Kerkesat e te vegjelve serish ne varesi te vetos bipartizane PS-PD

Konsensus per reformen por jo per permbajtjen e saj. Permiresimi i Kodit Zgjedhor edhe pse i trumbetuar si proces gjitheperfshires ne thelbin e vet po organizohet si vullnet bipartizan i dyshes PS-PD per te lene ne periferi aleatet e vet te vegjel. Si linje qendrore e percaktuese ne kete proces qe eshte per te vegjlit mundesia e fundit e mbijeteses reale ne vendimmarrjen politike mundet te sherbeje qendrimi i shumices demokrate dhe kreut te saj Sali Berisha. Ky i fundit behet e ditur se ne mjedise te brendshme politike ka deklaruar se sistemi zgjedhor aktual do te mbetet ne fuqi dhe nuk do te ndryshoje. Cilado qofte cilesia e permiresimeve ne Kod pa ndryshim te sistemit zgjedhor asgje reale nuk leviz nga kufijte e vitit 2009. E pare sipas interesit te partive te vogla 160 mije vota qytetaresh rrezikojne serish te mbeten potencialisht te paperfaqesuara ose te perfaqesuara vetem ne varesi te taktikes elektorale qe do te adaptohet. Mesatarisht Parlamenti shqiptar edhe me kete mekanizem riprodhues te vetes i ashtuquajturi sistemi spanjoll e shperndan forcen e perfaqesimit afersisht ne raportin 10 mije me 1 apo ndryshe 10 mije vota per nje mandat. Thene kjo nje rrumbullakosje e pergjithshme e sjell pretendimin e te vegjelve ne nje numer te munguar per shkak te deformimit ne 16 mandate deputetesh. Per kete arsye te nenvizuar shpesh kohet e fundit kerkesa me kryesore qe shtrohet sot perpara Komisionit Parlamentar te Reformes Zgjedhore eshte ajo per rishikimin e sistemit zgjedhor. Nje kerkese e ardhur nga partite e vogla te majta dhe te djathta por edhe nga nje aleat kyc i Sali Berishes Levizja Socialiste per Integrim e Ilir Metes. Sa i perket Partise Socialiste kjo e fundit eshte shprehur neutrale dhe ne dukje e cinteresuar per sistemin duke perkrahur ne parim kerkesat e te vegjelve por pa harruar te vere ne dukje mungesen e vullnetit nga pala tjeter. Sistemi si shprehje e interesit ekzistencial te te vegjelve ka sjelle edhe nje riorganizim ne skenen politike shqiptare me krijimin e polit te ri brenda opozites PSD-PDS-PSV91 i cili sinjalizon ate se cfare mund te ndodhe gjate fushates elektorale. Nje korrektim kombetar i sistemit eventualisht do te zgjidhte lidhjet e varesise qe dy partite e medha mbajne me aleatet e vet te vegjel te cilet ne kushtet e tanishme e kane te detyrueshme zyrtarizmin e koalicioneve si njesi zgjedhore perpara dates se zgjedhjeve. Nderkohe korrektimi e lejon nje parti te garoje edhe vetem si subjekt zgjedhor pse korrektimi jep garancine e perllogaritjes thuajse te shumices maksimale te votave. Por kjo shkalle lirie bart brenda vetes riskun e perhapjes se dukurise se LSI-se e cila ne vitin 2009 beri kalimin radikal nga e majta drejt se djathtes edhe pse fushata pergjithesisht u ndertua me fryme kunder Sali Berishes. Por me shume vlere merr ruajtja e sistemit spanjoll per demokratet per shkak te lojes politike te Presidentit aktual Bamir Topi i cili ndonese mund te mos krijoje parti te re mund te orientoje nje abstenim te mjaft te djathteve cka do te rezultonte fatale per PD-ne. Pare nga ky kontekst eshte i pritshem qe komisioni te perqendrohet me shume ne elemente teknike si numerimi perberja e komisioneve dhe rregullimet qe kane te bejne me fletet e kontestuara per te qendruar me marreveshjen e heshtur qe e sheh skenen politike ne kuadrin e tanishem.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›