Topalli Moisiu me i mire se Topi ne detyre
Kryetarja e Kuvendit cileson si me teper te frytshme presidencen e Alfred Moisiut se sa ate te Bamir Topit i cili eshte zgjedhur nga radhet e PD-se ne kete post te larte shteteror. Ne nje interviste dhene per mediat televizive Topalli ka deklaruar se Moisiu zbatoi vendimet e Gjykates Kushtetuese ndersa Topi nuk e beri nje gje te tille. Qendrimi i saj lidhej me faktin e emerimeve te anetareve te Gjykatave Kushtetuese dhe asaj te Larte apo dhe per emerimet e fundit si per kreun e KLSH-se. Moisiu u konsultua me grupet e dy kampeve per kandidaturat i vetmi president qe nuk u konsultua eshte ai aktuali. Ky President nuk zbaton vendimet e Gjykates Kushtetuese. Moisiu ka qene transparent dhe me amnistine qe ka bere tha Topalli. Kryeparlamentarja i eshte shmangur idese nese do te ishte kandidate per presidente ne vitin 2012 ndersa ka hedhur poshte idene qe kreu i ri i shtetit te zgjidhet nga populli. Ajo beri te ditur gjithashtu se ne janar kur te nise zyrtarisht sesioni i ri parlamentar do te percaktohet dhe kalendari i zgjedhjes se kreut te ri te shtetit. Kjo nenkupton percaktimin e raundeve te votimit per presidentin e ri. Kushtetuta parashikon pese raunde votimi per zgjedhjen e kreut te ri te shtetit. Tre te parat jane me nje shumice te cilesuar votash. Nese nuk arrihen 84 votat atehere raundi i katert eshte me nje shumice te thjeshte prej 71 votash.