E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: 21 janari nuk do të dëmtojë turizmin

Kryeministri, Sali Berisha ka thënë se demonstrata e 21 janarit ka dëmtuar imazhin e Shqipërisë dhe të turizmit të saj në botë. Gjatë fjalës së tij për turizmin, në mbledhjen e qeverisë, Berisha ka akuzuar opozitën si dëmtuese të imazhit me anë të demonstratës që kryeministri e ka quajtur "e premtja e zezë" dhe flakë të ndezura për pushtet.

Kreu i qeverisë ka përshëndetur qytetarët të cilët sipas tij, dje i kanë dhënë përgjigjen dhe ndëshkimin e merituar thirrjes së opozitës për demonstratë. Ai e ka cilësuar si një tjetër provë të rëndësishme zgjedhjet lokale të 8 majit, të cilat sipas kryeministrit do të jenë një hap tjetër i madh dhe një festë e demokracisë si përgjigje ndaj puçistëve.

“Zgjedhjet lokale do të jenë përgjigje e puçistëve , ne do të konkretizojmë me sa më shumë hapa dhe arritje.Nga mbarë bota do të gjejnë në këtë vend siguri të plotë. Dje shqiptarët u tha autorëve të puçit atë që meritojnë, ndëshkimin e merituar”.
 

Ndërkaq, Berisha foli dhe për 21 janarin, duke e cilësuar si e premtja e zezë.
 

“Nuk mund të themi se 21 janari, e premtja e zezë, nuk ka dëmtuar imazhin e mis botës, Shqipërinë për turistët e të gjithë vendeve, flakë që u ndezën për pushtet. Kanë dëmtuar imazhin e këtij vendi, qytetarët nga e mbarë bota, do të gjejnë në këtë vend siguri të plotë”.
 

“Shpreh nderim dhe vlerësimin më të madh për të gjithë qytetarët e Sarandës, Delvinës, Gjirokastrës, Fierit, Lushnjes, që i dhanë një përgjigje thirrjes së pucistëve për demonstratë. Ndërsa kryeqyteti dje përcolli me përcmim zjarrvënësit e tij të 21 janarit”.

Përpos tyre, kryeministri foli dhe për arritjet dhe zhvillimin e turizmit në vend, ku për një hark të shkurtër kohor, arritjet kanë qënë të mëdha.
“Gjatë viteve 2005-2011 ka qënë 11 mijë fishimi i vizitorëve që kanë hyrë në vendin tonë. Kjo përbën një arritje të jashtëzakondshme për shqiptarët, pasi një degë e ekonomisë shqiptare shënohet në një hark kohor 5 vjeçar, duke u shndërruar në një nga degët më të zhvilluara. Në një hark kohor 5 vjaçar, Shqipërinë e ka vizituar miljona qytetarë të vendeve nga mbarë bota si Japonia, Zelanda e Re, Kina, SHBA dhe kanë qënë pikërisht këta vizitorë që me pershtypjet e thella pozitive janë bërë promovouesit më të mirë të potencialit të shkëlqyer pozitiv të vendit. Kanë qënë këta vizitorë të cilët bënë të njohur mikpritjen shqiptare si një vënd unik, ekzemplare ndaj vizitorëve dhe të huajve, të cilët bënë të njohur shërbimet, ushqimin, gatimin e shijshëm, fakt ky i njohur nga udhëtare nga të gjitha kohërat” tha Berisha.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›